19 Shkurt 2025, 09:24
Nga M.B
Ajola Xoxa
TIRANA- Nëna e Ajola Xoxës, Valbon Xoxa është paraqitur në SPAK paraditen e sotme. Paraqitja e Valbona Xoxës në Prokurorinë e Posaçme mund të lidhet me hetimin ndaj vajzës së saj dhe dhëndrit, kryebashkiakut Erion Veliaj, tashmë i arrestuar. Veliaj akuzohet “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.
Nga ana tjetër, Ajola Xoxa akuzohet për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë), “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të kundërligjshme.
Prokuroria e Posaçme ka deklaruar se në lidhje me praktikat e ndjekura nga këta persona, nisur nga provat e administruara në fashikull, në të paktën 10 raste, krijohet dyshimi i arsyeshëm për kryerjen e veprimeve me natyrë korruptive nga i zgjedhuri vendor, si edhe pastrim të produkteve të veprës penale.
ajola xoxa valbona xoxa
Politike
19 Shkurt 2025, 08:54
M.B
Alex Soros dhe Edi Rama
MYNIH- Alex Soros duket se nuk e lë dot jashtë rrjeteve të tij sociale kryeministrin Edi Rama i cili në fa...
Politike
19 Shkurt 2025, 09:09
B.Z
Gentian Sula
TIRANË - Biznesmeni, Gentian Sula, është paraqitur paraditen e kësaj të mërkure në Prokurorinë e Posa&...
Politike
19 Shkurt 2025, 07:03
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Arrestimi për korrupsion i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, të cilin e trajtuam me detaje në 12...
Politike
18 Shkurt 2025, 22:39
B.Z
Brunner, Meloni
ITALI - Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, priti sot në Palazzo Chigi Komisionerin Evropian për Punët e Brendshme, Magn...
Politike
18 Shkurt 2025, 20:20
B.Z
Erion Veliaj
TIRANË - Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka reaguar sërish nga qelia e burgut. Në një postim në rrjete so...
Politike
18 Shkurt 2025, 19:27
B.Z
Blendi Klosi
TIRANË - Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste, Blendi Klosi, ka komentuar këtë të martë zgjed...
Politike
18 Shkurt 2025, 19:19
B.Z
Blendi Fevziu
TIRANË - Gazetari Blendi Fevziu, ka komentuar këtë të martë debatet politike mbi institucionin e Prokurorisë s&...
Politike
18 Shkurt 2025, 17:49
B.Z
KQZ
TIRANË - Ndryshimet e të hënës në Kodin Zgjedhor prej parlamentit qartësuan disa afate të procesit zgjedhor në ...
Politike
18 Shkurt 2025, 16:27
N.F
Patrullimi i KFOR
KOSOVË- KFOR përmes një postimi në "Facebook" ka njoftuar se sot ushtarët amerikanë kanë kryer patrull...
Politike
18 Shkurt 2025, 15:54
E. D
Luçiano Boçi
TIRANË- Nënkryetari i Partisë Demokratike, Luçiano Boçi, ka komentuar deklaratat e fundit të ...