18 Shkurt 2025, 09:00
Nga r.ll
rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot rubrikën "Sy m'Sy" në rrjetet e tij sociale, ku i është përgjigjur disa komentuesve për çështje të ndryshme. Një prej komenteve ishte për ripostimin e një fotoje me kryeministrin nga Alex Soros, në një kohë që vetë Rama i ka fshirë fotot me të.
“Si ta kishte publikuar Alex Soros foton", shkruante komentuesi. Kreu i qeverisë tha se nuk i interesonin historitë që kërkojnë të lidhin gjëra që nuk janë, por shtoi se siç ka mik Alex Sorosin dhe të atin e tij, ka miq dhe kundërshtarët e tyre.
"Unë Alex Sorosin e kam pasur mik dhe të atin e kam mik. Alex Sorosin dhe të atin i kam pasur dhe do i kem miq dhe jam shumë krenar për atë miqësi. Përrallat dhe historitë që kërkojnë të lidhin gjërat që nuk janë nuk më interesojnë. Siç kam miq Aleksin dhe të atin kam dhe miq që nuk janë miq me to. Mos u bëni qesharakë, lërini historitë ti zgjidhin amerikanët me njeri tjetrin. Unë kam shumë miq që mes tyre janë kundërshtarë. Merr shih koleksionin e fotografive të mia do shohësh që kjo që po të them që kjo është mëse e vërtetë. Këto histori me kukulla mos i hani, se nuk ju çojnë asgjëkundi”, tha Rama.
Në një kohë kur kryeministri Rama fshiu çdo foto me Alex Sorosin nga rrjetet sociale, ky i fundit duket se nuk e hedh pas "të shkuarën" me të. Ditën e djeshme, Soros ka postuar në rrjetet sociale një foto me kryeministrin Rama duke i bërë tag dhe duke shkruar se e riktheu foton pas "kërkesës së popullit". Soros merr pjesë në takime të ndryshme për çështje globale, ndërsa po ashtu në rrjetet e tij sociale ka ndarë shpeshherë foto me kryeministrin. Alex Soros, djali i miliarderit George Soros, është edhe udhëheqës i Fondacionit për Shoqëri të Hapur. Filantropi George Soros, ia ka dhënë kontrollin e kompanisë së tij me vlerë prej 25 miliardë dollarësh djalit të tij më të vogël, Alex Soros. Pronat e biznesit të Soros përfshijnë Fondacionin e tij jofitimprurës për Shoqëri të Hapur, i cili e ushtron aktivitetin në më shumë se 120 vende anembanë botës.
edi rama
Politike
18 Shkurt 2025, 08:51
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, që e akuzon për blerje votash në rumbrik&...
Politike
18 Shkurt 2025, 08:51
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama tha gjatë fjalës në daljet drejtpërdrejt në rrjetet sociale, se Reformën në ...
Politike
18 Shkurt 2025, 08:47
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur pyetjeve të komentuesve në rrjetet e tij sociale paraditen e sotme ...
Politike
18 Shkurt 2025, 08:39
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës në daljen drejtpërdrejt në rrjetet e tij sociale tha se Shqipëria dj...
Politike
18 Shkurt 2025, 08:41
M.B
Edi Rama
TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke iu për...
Politike
18 Shkurt 2025, 08:32
r.ll
edi rama
TIRANË- Kryeministri Edi Rama në rubrikën e tij në rrjetet sociale "Sy m'sy" ka folur lidhur me zgjedhjet e 11 majit ku ju b&e...
Politike
17 Shkurt 2025, 20:15
r.ll
erion veliaj
TIRANË-Avokati i Erion Veliajt, Ermir Beta ka dorëzuar ditën e djeshme ankimim në Apelin e Posaçëm duke kund&e...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:44
r.ll
ajola xoxa, ola xama, erion veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:26
N.F
Grenell
KOSOVË- Ish-emisari amerikan, Richard Grenell është përballur me një valë reagimesh negative në rrjetin social &...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:32
r.ll
ola xama, ajola xoxa, klodian tomorri
TIRANË- Gazetarët Ola Xama dhe Klodian Tomorri kanë shpjeguar provat që ka SPAK për pretend...