Politike

"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve kronikë!" Rama: Janë fatkeq se nuk pranojnë që ne jemi më të mirët dhe të duhurit për këtë vend

Rama tha se 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen dhe se janë vullnet popullor.

18 Shkurt 2025, 08:51 Nga M.B
"Blerja e votave, alibi idiote e humbësve kronikë!" Rama:
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama i është përgjigjur një komentuesi, që e akuzon për blerje votash në rumbrikën "Sy m'sy" në rrjetet sociale. Rama tha se 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen dhe se janë vullnet popullor. Ai tha për opozitën se blerja e votave është alibia e tyre, sipas tij, e humbësve kronikë që nuk fitojnë.

"Bajat janë të gjithë ata që e lidhin votën e popullit për PS dhe mua, me blerje dhe shitje. 800 mijë njerëz nuk ka perëndi që i blen, janë vullnet popullor dhe këtë nuk e luan topi. Është thjesht alibia idiote e humbësve kronikë që nuk fitojnë edhe pse nuk arrijnë të kuptojë pse humbasin.  

Dhe duke ia mohuar të vërtetën vetes mbeten po humbësa, ngelësa dhe fatkeq për faktin se nuk pranojnë të vërtetën se humbin se ne jemi më të fortë, më të zotë, më të mirë dhe jemi të duhurit për këtë vend. Përsa u përket rrenave, unë di që nuk kam as arsye dhe as edukatën e njeriut që të rren për të përfituar, qoftë edhe një  votë të vetme", tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll