Politike

"Thaçi duhej të festonte sot në Prishtinë"/ Grenell "kryqëzohet" nga serbët me komente: Shkoni në ferr me gjithë administratën amerikane!

Grenell e cilësoi Thaçin si atin themelues të shtetësisë së Kosovës dhe shtoi se ai duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa hekurave.

17 Shkurt 2025, 21:26 Nga N.F
"Thaçi duhej të festonte sot në Prishtinë"/
Grenell

KOSOVË- Ish-emisari amerikan, Richard Grenell është përballur me një valë reagimesh negative në rrjetin social “X” pasi uroi 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Në postimin e tij, Grenell shprehu shqetësimin për atë që e quajti padrejtësi të madhe ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, i cili vijon të qëndrojë në paraburgim në Hagë.

Grenell e cilësoi Thaçin si atin themelues të shtetësisë së Kosovës dhe shtoi se ai duhej të ishte në Prishtinë duke festuar, e jo prapa hekurave. Ky qëndrim i tij ngjalli zemërim tek një pjesë e madhe e ndjekësve të tij serbë. Ata reaguan me një sërë komentesh të ashpra, duke përfshirë edhe gjuhë ofenduese e fyerje të rënda ndaj tij.

“Shkoni në ferr me gjithë administratën amerikane, Largohu, pe*er”, Kosova është Serbi," shkruhej në komente.

"Thaçi duhej të festonte sot në Prishtinë"/

grenell thaci

Sondazh

Poll