Politike

Ajola Xoxa mohon veshjet dhe bizhuteritë 860 mijë euro, gazetarët shpjegojnë me cilin emër u blenë: Personi mohoi gjithçka në SPAK

Ditën e sotme, me anë të një deklarate, Xoxa mohoi këto blerje, por sipas dosjes së SPAK, për këto blerje është përdorur emri i një tjetër personi, Erald Ismaili.

17 Shkurt 2025, 21:32 Nga r.ll
Ajola Xoxa mohon veshjet dhe bizhuteritë 860 mijë euro, gazetarët
ola xama, ajola xoxa, klodian tomorri

TIRANË- Gazetarët Ola Xama dhe Klodian Tomorri kanë shpjeguar provat që ka SPAK për pretendimin e 860 mijë eurove blerje të Ajola Xoxës. 

Ditën e sotme, me anë të një deklarate, Xoxa mohoi këto blerje, por sipas dosjes së SPAK, për këto blerje është përdorur emri i një tjetër personi, Erald Ismaili.

Gazetarët thanë në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, se Ismaili i pyetur në SPAK ka mohuar t'i ketë blerë pasi nuk ka të ardhura duke ia faturuar Xoxës, ndërkohë që adresa e marrësit të porosive është ajo e Xoxës. 

Klodian Tomorri: Pjesa më e madhe e blerjeve për shumën që pretendon SPAK, ka ardhur në emrin e një shtetasi, Erald Ismaili. SPAK pretendon se këtij djalit i është marrë karta ID dhe është përdorur për blerjet. Kur ai është pyetur për këto blerje, 500 e ca mijë euro, ai rezultonte një djalë në punë të vetë pa të ardhura që të mund të përballonte ato blerje. Ai ka thënë kam dhënë njëherë ID dhe nuk kam lidhje me këto blerje. Sipas prokurorit, adresat e porosive, ishte zyra e zonjës Xoxa.

Ola Xama: Madje edhe adresa e email është zonja Xoxa. 554 mijë euro janë kryer me kartën e kredititt të Erald Ismailit. Ai është pyetur dhe ka thënë nuk kam bërë këto porosi, jeton me 24 mijë euro në vit. Ka thënë, njëherë ma ka kërkuar kartën zonja Xoxa dhe më pas është printuar kartë bankare për blerje online në emrin e zotit Erald Ismaili, në total shkon 675 mijë euro blerje online, veshje, vetëm duke përdorur si person presta nome, Erald Ismailin.

ajola xoxa ola xama klodian tomorri

Sondazh

Poll