17 Shkurt 2025, 21:44
Nga r.ll
ajola xoxa, ola xama, erion veliaj
TIRANË- Gazetarja Ola Xama, duke dhënë detaje për pasuritë e çiftit Veliaj-Xoxa, ngriti dyshime mbi shkëmbimin e pronave nga familja e Ajola Xoxës, duke theksuar se transaksioni nuk përputhet me vlerën e tregut.
E ftuar në emisionin "Të Paekspozuarit" në MCN TV, ajo shtoi se Prokuroria e Posaçme nuk ka gjetur ndonjë kontratë që të mbështesë këtë marrëveshje dhe se shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, ka mohuar ta ketë shoqëruar ndonjëherë në vilën e përfituar.
Nga ana tjetër, shoferi i zonjës Xoxa ka pranuar se e ka shoqëruar atë në Qerret për t’u marrë me arredimin dhe dizajnin e vilës. Xama tha se dokumentet tatimore tregojnë gjithashtu se vila ka qenë e regjistruar në emrin e një kompanie të lidhur me biznesmenin Gentian Sula, ndërsa pagesat për mirëmbajtjen e saj janë kryer nga Erion Veliaj në vitet 2020 dhe 2021.
“Familja e prindërve të zonjës Ajola Xoxa ka pasur një apartament 120 metra katrorë në kompleksin “Marea” në Qerret. Ata pretendojnë që këtë apartament e kanë shkëmbyer me një vilë me sipërfaqe 190 metra katrorë dhe 440 metra katrorë truall, pra një pronë më të madhe.
Apartamenti është blerë për vlerën 80 mijë euro, ndërkohë që çmimi që do të ndryshonte për të blerë vilën ishte një shtesë prej 30 mijë euro, gjë që nuk përputhet as me vlerën e blerjes së apartamentit, as me vlerën e tregut në vitin 2020, kur ka ndodhur shkëmbimi, dhe as me atë të vitit 2018, kur pretendohet se është realizuar ky shkëmbim.
Po ashtu, SPAK thotë që nuk ka pasur asnjë kontratë. Gjithashtu, është marrë në pyetje edhe shoferi i të ndjerit, zotit Xoxa, i cili është shprehur se nuk e ka shoqëruar asnjëherë të ndjerin te vila në Qerret. Por shoferi i zonjës Ajola Xoxa ka pranuar që e ka shoqëruar disa herë atë në Qerret bashkë me arkitektin e shtëpisë, ku ajo është marrë me arredimin, arkitekturën dhe dizajnin. Nëse i kthehemi edhe kallëzimeve të bëra pretendohet se ka pasur dy vila, ku njëra është prishur për të krijuar një oborr më të madh dhe një pishinë.
Nëse shohim librat e blerjes dhe shitjes të dorëzuara pranë administratës tatimore nga kompania S&D Invest, e cila zotërohet nga zoti Gentian Sula, pronari i kompanisë “Agi Kons”, rezulton se vila është regjistruar në emrin e kësaj kompanie dhe vazhdon të jetë e regjistruar atje. Aty janë shënuar pagesa të kryera nga zoti Erion Veliaj në vitin 2020 dhe 2021 për mirëmbajtjen e vilave A4 dhe A6.”-tha gazetarja Xama.
erion veliaj ajola xoxa
Politike
17 Shkurt 2025, 21:26
N.F
Grenell
KOSOVË- Ish-emisari amerikan, Richard Grenell është përballur me një valë reagimesh negative në rrjetin social &...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:32
r.ll
ola xama, ajola xoxa, klodian tomorri
TIRANË- Gazetarët Ola Xama dhe Klodian Tomorri kanë shpjeguar provat që ka SPAK për pretend...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:23
r.ll
tomorri, veliaj
TIRANË- Gazetari Klodian Tomorri është shprehur se dosja në ngarkim të kryebashkiakut Erion Veliaj, që thot&...
Politike
17 Shkurt 2025, 21:11
N.F
Ceremonia
KOSOVË- Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti përmes një postimi në "Facebook" shkruan se krijimi i shtetit të Kosov&...
Politike
17 Shkurt 2025, 20:27
r.ll
pamje nga seanca plenare
TIRANË- Në seancën e sotme plenare pas disa orësh diskutimesh, opozita dhe mazhoranca bashkoi votat n&eum...
Politike
17 Shkurt 2025, 20:04
N.F
Foto ilustruese
TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri së fundmi ka bërë një pasqyrim në lidhje me mb...
Politike
17 Shkurt 2025, 19:48
N.F
Rama dhe Meloni
TIRANË- Komisioneri i Punëve të Brendshme dhe Migracionit, Magnus Brunner është shprehur së fundmi se Ko...
Politike
17 Shkurt 2025, 19:56
r.ll
kuvendi
TIRANË- Kuvendi ka rrëzuar amendamentin e paraqitur nga Partia Demokratike për njohjen e dokumenteve biometrike të vendit...
Politike
17 Shkurt 2025, 19:40
r.ll
giorgia meloni
ROMË- Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni është zotuar se do të çojë përpara planin për ...
Politike
17 Shkurt 2025, 19:38
N.F
Osmani dhe Erdogan
KOSOVË- Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan ka uruar ditën e sotme presidenten Osmani me rastin e 17-vjetorit t&eu...