Politike

Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar për Shqipërinë! Qeveria, përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet

Ai ka shtuar se 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030 dhe se qeeria është përcaktuar si përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. 

18 Shkurt 2025, 08:41 Nga M.B
Vota e diasporës/ Rama emigrantëve: Regjistrohuni, 11 maji, vendimtar
Edi Rama

TIRANA- Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar sot një bashkëbisedimin me ndjekësit e tij në rrjetet sociale duke iu përgjigjur edhe komenteve lidhur me çështje të ndryshme. Rama u ndal te vota e diasporës, duke thënë se është shumë e rëndësishme, dhe se procesi duhet të ndiqet me kujdes. Ai ka shtuar se 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030 dhe se qeeria është përcaktuar si përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. 

“Tani është përcaktuar qeveria si përgjegjëse për të mbuluar të gjitha shpenzimet me postë. Do të duhet thjesht të shënojnë preferencën të fusin fletën e votimin në zarfin që do të kthehet dhe ta kthejnë mbrapsht me postë. Regjistrohuni se kjo është jo vetëm historike për ata që janë jashtë. Nga ana tjetër 11 maj është vendimtar për Shqipërinë 2030, për procesin e anëtarësimit”, tha Rama.

edi rama

Sondazh

Poll