Aktualitet

Pista e re për vrasjen e Reçit! Në apartamentin numër 28 u gjet planimetria në gjuhë të huaj, gazetarja: Prokuroria s’e

9 Janar 2020, 21:07 Nga DOSJA
Pista e re për vrasjen e Reçit! Në apartamentin numër 28 u

TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në “Opinion” ka treguar një tjetër detaj lidhur nga vrasja e Kastriot Reçit. Ajo është shprehur se në banesë është gjetur planimetria e pallatit në gjuhë të huaj.

Sipas saj, ky është një detaj që mund të çojë në një pistë tjetër hetimi se ‘killeri’ është i huaj pasi ka kërkuar rrugën që duhet të ndjekë për të shkuar në apartamentin numër 28 nga ku është bërë edhe qitja.

“Është gjetur planimetria e apartamentit e shkruar në gjuhë të huaj. Prokuroria nuk e tregon se në çfarë gjuhë është. Që do të thotë se dyshohet se vrasësi është i huaj,”-tha Lala.

 

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhdy ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës. Dosja.al ka sjellë edhe videon ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:27

TIRANË- Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq...

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:10

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jet...