Aktualitet

Akuzohej për tjetërësimin e pronave tek ‘Rana e Hedhun’, pushohet çëshjta për vëllain e Arben Ndokës

9 Janar 2020, 17:00 Nga DOSJA
Akuzohej për tjetërësimin e pronave tek ‘Rana e

TIRANË- Prokuroria ka pushuar çështjen kundër Zef Ndokës, i cili akzuohej për tjetërsimin e pronave në Shëngjin. Sipas informacioneve, mësohet se Zef Ndoka nuk do hetohet më, por dosja vijon për vëllain e tij, ish-deputeti ne PS, Arben Ndokën dhe 13 persona të tjerë.

Ndaj të akuzaurve të tjerë dy prokurorët e çështjes Vladimir Mara dhe Dritan Prençi kanë ngritur akuzën e “Falsifikimit të dokumentave”, “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, Falsifikimi i vulave, stampave ose i formularëve”, “Shpërdorimi i tokës” dhe “Grup i strukturuar kriminal”.   

Për këtë çështje prokuroria ka sekuestruar dhe 300 mijë m2 tokë në zonën e Ranës së Hedhun në plazhin e Shëngjinit. Arben Ndoka, u  ndalua në pasditën e 21 tetorit të vitit 2018, së bashku me të vëllanë, Xhevahir Ndoka. Në atë kohë u arrestuan dhe 12 persona të. Prej tyre 9 ishin zyrtarë të bashkisë dhe drejtorisë së bujqësisë në Lezhë, ndërsa tre të tjerë përfitues të paligjshëm të pronave.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet skandali me pronat tek rana e hedhun tjetersimi i tokave zef ndoka skandali me pronat tek rana e hedhun tjetersimi i tokave zef ndoka

Sondazh

Poll