Aktualitet

U ‘joshën’ nga ndërtuesë/ SHÇBA ‘shkrin’ rrjetin në Durrës, në pranga 10 policë, 3 punonjës të IMT e 5 qytetar

9 Janar 2020, 18:47 Nga DOSJA
U ‘joshën’ nga ndërtuesë/ SHÇBA

DURRËS– 17 të arrestuar, ky është bilanci i tri muajve hetim nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (ShÇBA), në bashkëpunim me Prokurorinë e Durrësit. Me mbështetjen e Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë është finalizuar gjatë ditës së sotme një operacion ‘blic’ në Durrës e Shijak, gjatë të cilit janë arrestuar 10 efektivë policie, 2 inspektorë të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit dhe 5 qytetarë pasi akuzohen se kanë lejuar ndërtimet pa leje, kundrejt parave dhe Sekretari i Njësisë Adminsitrative Sukth, që i ka ndihmuar. 

Në një njoftim për mediat nga SHÇBA, bëhet me dije se mbi të arrestuarit rëndojnë dy akuza “shpërdorim detyre” dhe “ndërtim i paligjshëm”.

Më tej shtohet se të arrestuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin dhe duke abuzuar me kompetencat e ushtrimit të detyrës, dyshohet se kishin krijuar një mekanizëm korruptiv me qëllim përfitimin edhe në vlera monetare, i cili ka mundësuar dhe sjellë si pasojë ndërtime të shumta të paligjshme si objekte banimi, magazina, objekte biznesi etj, duke shmangur kështu zbatimin e legjislacionit në fushën urbanistike dhe sigurimit teknik të tyre.

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se të arrestuarit janë:

Besnik Domi, Shefi i Rendit në Komisariatin e Policisë së Shijakut

Sami Xhafa, shef i Stacionit të Policisë Manzë; dy oficerë të Policisë Gjyqësore në Stacionin e Policisë Manzë, dy ndihmës specialist/SPZ në Komisariatin e Policisë Durrës, dy SPZ në Shijak dhe një në Manzë dhe një oficer patrulle në Durrës.
U arrestuan gjithashtu, kryeinspektori i Inspektorit të Mbrojtjes së Territorit në Shijak, një specialist në këtë institucion dhe sekretar i Njësisë Administrative Sukth.
Të arrestuar janë edhe 5 persona që kanë ndërtuar pa leje. Po ashtu, mësohet se i pezulluari nga detyra është një specialist i Armatimit në Drejtorinë e Policisë së Durrësit, i dyshuar për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

Po ashtu hetimet e këtij procedimi penal vazhdojnë deri në dokumentimin e plotë të veprimtarisë së kundraligjshme, pasi dyshohet se rrjeti është edhe më i gjerë. Nga Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës është ngritur një grup i posaçëm hetimor, i përbërë nga Prokurorë dhe hetues të Drejtorisë së Hetimit të SHÇBA.

Më herët burime për Dosja.al bënë me dije se prej disa javësh, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm (SHKB) ka qenë prezent në Durrës dhe në bashkëpunim me prokurorinë kanë nisur një hetim për 19 persona, për të cilët janë lëshuar fletë-arrestet. Ende nuk dihen emrat e personave të arrestuar.

(k.m.a.b.f.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen 10 police ne durres besnik domi policia durres rrjeti i ndertuesve te paligjshem sami xhafa shçba operacion ne durres arrestohen 10 police ne durres besnik domi policia durres rrjeti i ndertuesve te paligjshem sami xhafa shçba operacion ne durres

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:27

TIRANË- Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq...

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:10

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jet...