Aktualitet

KLGJ merr vendimin e rëndësishëm, emëron 15 gjyqtarë të rinj: Kishin mbaruar Shkollën e Magjistraturës

9 Janar 2020, 17:23 Nga DOSJA
KLGJ merr vendimin e rëndësishëm, emëron 15 gjyqtarë

TIRANË- Këshilli i Lartë Gjyqësor në mbledhjen e sotme ka emëruar 15 magjistratë si gjyqtar, duke nisur zëvendësimin e vendeve bosh të lënë nga gjyqtarët e djegur nga Vetting-u. Sipas njoftimit bëhet me dije se gjyëtarët e rinj ishin diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019.

Por KLGJ ka bërë me dije se është miratuar propozimi i Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, dhe është vendosur që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra.

NJOFTIMI I PLOTË

Në kuadër të mirëfunksionimit të sistemit gjyqësor, sot më datë 09.01.2020, Këshilli i Lartë Gjyqësor, përmes një vendimmarrje të rëndësishme, emëroi si gjyqtarë 15 magjistratë. Ky emërim u krye duke mbajtur në konsideratë përfundimin procedurës së verifikimit të kushteve dhe kritereve ligjore për rekrutimin si gjyqtar, të kandidatëve të diplomuar në Shkollën e Magjistraturës, për profilin gjyqtar, në përfundim të vitit akademik 2018-2019. Gjyqtarët e emëruar nga Këshilli i Lartë Gjyqësorë, janë si më poshtë vijon: Znj. Erlanda Agaj; Z. Marko Boshku; Znj. Elisabeta Gjoni; Z. Klejda Çapja; Z. Artur Prenga; Z. Mirjan Mustafaj; Znj. Kostandina Kuro; Znj. Iva Zemani; Znj. Enisa Shahini; Znj. Ema Shaholli; Z. Shkëlzen Liçaj; Z. Xhevdet Lika; Z. Ligoraq Toshi; Z. Hazbi Balliu; Z. Florin Demollari.

Më tej, Këshilli, bazuar në propozimin e Komisionit të Zhvillimit të Karrierës, vendosi që gjyqtari Osman Aliu, të përfitoi pagën për të gjithë kohën e pezullimit nga detyra. Gjithashtu, Këshilli vendosi deklarimin e mbarimit të statusit të magjistratit për shkak të dorëheqjes nga detyra, të tre gjyqtarëve, përkatësisht të {…}, {…} dhe {…}. Në përfundim të kësaj mbledhjeje, KLGJ vendosi kualifikimin e dy kandidatëve për në formimin fillestar pranë Shkollës së Magjistraturës, për vitin akademik 2019-2020, duke përmbyllur kështu procesin e hetimeve të thelluara për këta kandidat.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet emerohen 15 gjyqtare te rinj keshilli i larte gjyqesor osman aliu shkolla e magjistratures emerohen 15 gjyqtare te rinj keshilli i larte gjyqesor osman aliu shkolla e magjistratures

Sondazh

Poll