Aktualitet

Zbriti nga ‘Benzi’ me dy çanta, ‘killeri’ i biznesmenit Reçi priti mbi 5 orë të tërhiqte këmbëzën e snajperit, h

9 Janar 2020, 18:43 Nga DOSJA
Zbriti nga ‘Benzi’ me dy çanta, ‘killeri’ i

RRËSHËN– Detaje të reja janë zbuluar nga autori i vrasjes së biznesmenit Kastriot Reçit, dy ditë më parë në qytetin e Rrëshenit.  Dosja.al ka mësuar se autori ka zbritur nga një fuoristradë tip ‘Benz’  rreth orën 06:30 të mëngjesit të vrasjes së Reçit.

Sipas dosjes së Prokurorisë për këtë ngjarje, një person (mashkull) ka nxjerrë një çantë sportive të gjatë nga bagazhi i mjetit dhe një tjetër nga sedilja e pasme. Mësohet se pasi ka marrë dy çantat autori është ngjitur deri në katin e fundit të pallatit 9-katësh në Rrëshen për të pasur një fushëpamje të pastër drejt objektivit të tij. 

‘Killeri’ e ka pritur objektivin e tij deri në orën 10:55, pra për rreth 5 orë, deri në momentin kur ka tërhequr këmbëzën duke i shkaktuar 47-vjeçarit vdekjen e menjëhershme. E vetmja gjë që grupi hetimor ka gjetur në vendin ku ekzekutori qëndroi për të vrarë Reçin ishte një kanotiere, me të cilën ai kishte fshirë armën që më pas e kishte hedhur pas pallatit dhe ujë, cigare bashkë me një pako me kikirikë. Pasi kreu krimin ai doli me vrap nga pallati i maskuar me paruke e fustan si një grua. 

Ekzekutimi i tipit mafioz ndodhi dy ditë më parë në qendër të qytetit të Rrëshenit, ku është vrarë  biznesmeni Kastriot Reçi. Ngjarja ka tronditur qytetarët, pasi ka ndodhur shumë pranë komisariatit të policisë në këtë qytet. Pistat, ku po hetohet janë dy. E para, ajo e hakmarrjes për shkak të një vrasjeje të vitit 2016, ku u vra ish-drejtori i OSHEE-së, dhe e dyta, ajo e prishjes së pazareve të drogës. Dosja.al ka sjellë edhe videon ekskluzive të ekzekutimit të biznesmenit Kastriot Reçi.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci kastriot reci vrasje në rrëshen vritet kastriot reci

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:27

TIRANË- Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq...

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:10

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jet...