Aktualitet

9 Janar 2020, 18:27 Nga DOSJA

TIRANË- Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq në një video të emisionit “Stop”, ku i merrte një studenteje 150 Euro dhe i premtonte se do i ndyshonte notën e provimit, nga 4 në 8.

Por kush është pedagogu Faskaj?

Mësohet se ai është kunati i Alma Faskaj, anëtares së Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që heton prokurorët dhe gjyqtarët.  Po sot Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) sekuestroi pamjet filmike dhe materialet shkresore, për të nisur hetimet për rastin në fjalë.

Sipas emisionit në sistem studentes i ishte hedhur nota 4, por pas marrjes së parave, profesori Faskaj ndërhyri dhe e ndryshon duke e çuar në 8.  “Stop” ka rritur të dokumentojë të dyja notat, para dhe pas pagesës nën dorë të pedagogut. Provimi është bërë më 6 Shtator të vitit të kaluar. Ndërkohë më 6 Nëntor në sistem ishte vendosur nota 4. Por menjëherë pas dhënies së parave, më 14 Nëntor, në sistem nota ndryshoi dhe u bë 8.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet alma faskaj besnik faskaj pezullohet pedagogu besnik fasjak alma faskaj besnik faskaj pezullohet pedagogu besnik fasjak

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:10

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jet...