Aktualitet

Denoncimi i Kastriot Dervishit: Parku i Ministrisë së Brendshme do zhvendoset, sheshi do bëhet pallateve

9 Janar 2020, 19:22 Nga DOSJA
Denoncimi i Kastriot Dervishit: Parku i Ministrisë së Brendshme do

TIRANË- Historiani dhe ish-kreu i Arkivës në Ministrinë e Brendshme, Kastriot Dervishi, bërë sot një denocnim, ku shkruan se parku i Ministrisë së Brendshme do zhvendoset. Në një postim në Facebook, Dervishi shkruan se parku i makinave të Ministrisë së Brendshme është në ditët e tij të fundit, pasi do të zhvendoset në Mullet, për shkak të ankesave nga banorët për zhurmën e krijuar.

Historiani shprehet se e gjithë kjo po bëhet që në këtë truall të ndërtohen pallate, pasi sipas tij shumë zyrtarë janë të angazhuar për betonizimin e Tiranës.

A po na lë shëndenë parku i Ministrisë së Brendshme? Ditët e fundit, nga parku i makinave të MB-së kanë dalë zëra jo të klasifikuara sekret shtetëror (???) se ky institucion do të zhvendoset në Mullet sepse paska “ankesa” nga banorët për zhurmën e krijuar. Besohet se destinacioni i ri i truallit do të jetë ndërtimi i pallateve. Këta zyrtarët e ndjeshëm ndaj “zhurmave”, mund ta linin truallin për ndërtimin e Arkivit të Sistemit të MB-së dhe potere motorrike nuk do kishte. Kaq të shqetësuar janë për betonimin e Tiranës dhe aspak për ndërtimin e institucioneve të domosdoshne për shtetin. Jam kureshtar me çfarë akti do ta përligjin këtë dorëzim te privati. Do ia kalojnë bashkisë e kjo më pas privatit?”, shkruan Dervishi.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet betonizimi i tiranës kastriot dervishi parku i ministrise betonizimi i tiranës kastriot dervishi parku i ministrise

Sondazh

Poll

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:27

TIRANË- Pedagogu i Universitetit të Mjeksisë, Besnik Faskaj, që u denocnua se merrte para për provimet është pezulluar nga puna. Dy netë më parë ai u shfaq...

Aktualitet 9 Janar 2020, 18:10

Më 1 janar, pas gati pesë orësh pritje në të ftohtë për lirimin e mësuesit Harun Çelik nga burgu 302 në Tiranë, një duzinë personash- shumica turq që jet...