17 Shkurt 2025, 13:52
Nga B.Z
Pamje nga kamerat e sigurisë
TIRANË - Një 29-vjeçar është arrestuar nga Policia në Tiranë pasi akuzohet për grabitje. Në pranga ka rënë Endri Novi, banues në Tepelenë, i cili sipas policisë dyshohet se ka thyer xhamat e 12 automjeteve dhe ka grabitur nga ato para dhe sende personale me vlerë.
Policia sqaron se, Novi mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjete që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim në Astir, gjithashtu edhe në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende në 6 automjete pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.
Njoftimi i Policisë:
Finalizohet nga Komisariati i Policisë Nr. 6, operacioni policor i koduar “The End”.
Vidhte para dhe sende personale nga automjetet, pasi iu thyente xhamat, kapet dhe vihet në pranga 29-vjeçari.
Gjatë 48 orëve të fundit, ky shtetas dyshohet se ka vjedhur në 12 automjete që iu ka thyer xhamat.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, pas denoncimeve nga disa drejtues automjetesh, për vjedhjen e sendeve personale nga automjetet e tyre, pas thyerjes së xhamave, bazuar dhe në inteligjencën informative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “The End”.
Në kuadër të operacionit, u kap dhe u arrestua shtetasi Endri Novi, 29 vjeç, banues në Tepelenë.
Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, mbrëmjen e djeshme, ka vjedhur sende personale në 6 automjet që iu ka thyer xhamat, në një vendparkim, në Astir. Gjithashtu, gjatë 48 orëve të fundit, në lagje të ndryshme të Tiranës, ka vjedhur sende të ndryshme në 6 automjete, pasi ka thyer xhamat e tyre, me sende të forta.
Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të ketë kryer ky shtetas.
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 12:36
I.A
Keir Starmer
ANGLI- Taksat britanike po shpërdorohen në fermat e karkalecave në Bangladesh, seminaret e poezisë në burgjet kolumbi...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 10:34
M.B
Homazhet
KOSOVA- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtet&e...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 09:29
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesi...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 09:02
B.Z
Foto ilustruese
SHKODËR - Moti i keq me reshje shiu e dëbore ka pushtuar vendin gjatë natës si dhe në orët e para të m&e...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 08:44
B.Z
Foto ilustruese
SARANDË - Një agjensi makinash me qera është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në qytet...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 08:33
B.Z
Foto ilustruese
TIRANË - Dy aksidente të njëpasnjëshme janë regjistruar në orët e para të mëngjesit të so...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 07:55
B.Z
Pamje nga servisi
Gramsh - Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake është përfshirë nga flakët gjatë natës n&eu...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 07:24
B.Z
Foto ilustruese
MIRDITË - Moti i keq me reshje intensive dëbore ka pushtuar zonën e Fanit në Mirditë mëngjesin e kësaj t...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 07:15
M.B
Foto ilustruese
KOSOVA- Kosova shënon sot 17-vjetorin e pavarësisë së saj, të shpallur më 17 shkurt të vitit 2008. ...
Aktualitet
17 Shkurt 2025, 07:04
M.B
Foto ilustruese
TIRANA- Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe res...