Aktualitet

Reshje dëbore në zonën e Fanit në Mirditë, rrëshqet kamioni, bllokohet "Rruga e Kombit"

Rrëshqitja e kamionit ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa nga ky incident deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq mësohet se firmat mirëmbajtëse të rrugës kanë nisur punën për pastrimin e dëborës, dhe lirimin e aksit rrugor.

17 Shkurt 2025, 07:24 Nga B.Z
Reshje dëbore në zonën e Fanit në Mirditë,
Foto ilustruese

MIRDITË - Moti i keq me reshje intensive dëbore ka pushtuar zonën e Fanit në Mirditë mëngjesin e kësaj të hëne. Si pasojë e reshjeve të dëborës mësohet se një kamion ka rrëshqitur në Rrugën e Kombit dhe si pasojë ka bllokuar qarkullimin.

Rrëshqitja e kamionit ka shkaktuar radhë të gjata automjetesh, ndërsa nga ky incident deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar. Sakaq mësohet se firmat mirëmbajtëse të rrugës kanë nisur punën për pastrimin e dëborës, dhe lirimin e aksit rrugor.

 

reshje debore moti i keq incident

Sondazh

Poll