Aktualitet

Digjet gjatë natës agjensia e makinave me qera në Sarandë, flakët shkrumbojnë automjetet

Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Nuk dihet ende nëse zjarrvënia është e qëllimshme apo jo. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

17 Shkurt 2025, 08:44 Nga B.Z
Digjet gjatë natës agjensia e makinave me qera në Sarandë,
Foto ilustruese

SARANDË - Një agjensi makinash me qera është përfshirë nga flakët gjatë mesnatës në qytetin e Sarandës. Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në lagjen "Skëndërbeu", ndërsa nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin.

Sondazh

Poll