Aktualitet

FOTO/ Digjet gjatë natës servisi në Gramsh, policia nis hetimet

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale.

17 Shkurt 2025, 07:55 Nga B.Z
FOTO/ Digjet gjatë natës servisi në Gramsh, policia nis hetimet
Pamje nga servisi

Gramsh - Një servis i pajisjeve elektroshtëpiake është përfshirë nga flakët gjatë natës në Gramsh. Nuk dihet ende se çfarë e ka shkaktuar zjarrin, ndërsa mësohet se flakët kanë shkrumbuar thuajse totalisht biznesin.

Nga zjarri nuk raportohet për persona të lënduar, vetëm dëme të konsiderueshme materiale. Sakaq siç mund të shihet dhe në pamjet e siguruara nga Dosja.al, tymi i madh ka pushtuar zonën në momentin që zjarrfikësit kanë neutralizuar flakët. Nuk dihet nëse kemi të bëjmë me zjarrrvënie të qëllimshme apo jo, ndërkohë policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.

zjarr gramsh policia serbe dhe policia kosovare mbahe

Sondazh

Poll