Aktualitet

Pavarësia e Kosovës/ Udhëheqësit e lartë të FSK-së, homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”

Në një postim në shpërnadarë në rrjetet sociale thuhet se homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës.

17 Shkurt 2025, 10:34 Nga M.B
Pavarësia e Kosovës/ Udhëheqësit e lartë të
Homazhet

KOSOVA- Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Bashkim Jashari, së bashku me udhëheqësit shtetërorë, morën pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit pranë Qeverisë së Republikës së Kosovës. Kjo ceremoni u pasua nga nderime dhe homazhe nga udhëheqësit e lartë të FSK-së, në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz, një vend simbol i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Në një postim në shpërnadarë në rrjetet sociale thuhet se homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës.

“Ky vend historik, i njohur si simbol i rezistencës dhe sakrificës për lirinë e Kosovës, shërben si një kujtesë e përhershme e rrugës së vështirë por të lavdishme që vendi ynë ka kaluar. Homazhet ishin një shenjë respekti dhe mirënjohjeje për të gjithë ata që kontribuuan në themelimin e shtetit të Kosovës”, thuhet tutje në njoftimin e FSK-së.

kosova

Sondazh

Poll