Aktualitet

Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot

Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në verilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët.

17 Shkurt 2025, 07:04 Nga M.B
Vranësira dhe reshje shiu, parashikimi i motit për sot
Foto ilustruese

TIRANA- Ditën e hënë vendi ynë do të ketë mot të paqëndrueshëm, me vranësira dhe reshje të herëpasherëshme shiu(me ndërprerje), me intensitet të ulët në pjesën më të madhe të vendit, ndërsa lokalisht shtrëngata afatshkurtra të izoluara. Në Alpe dhe relievet malore mbi700-900metër në verilindje dhe mbi 900metër në juglindje, priten reshje dëbore me intensitet të ulët. Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 7 / 13 °C,

në vendet e ulëta: 3 / 13 °C,

në vendet malore: -1 / 8 °C.

moti

Sondazh

Poll