Aktualitet

Aksidenti tragjik në autostradën "Tiranë-Durrës, identifikohet viktima dhe 3 të plagosurit (EMRAT)

Viktimë ka mbetur Gëzim Muçaj 28-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci.

17 Shkurt 2025, 09:29 Nga B.Z
Aksidenti tragjik në autostradën "Tiranë-Durrës,
Foto ilustruese

TIRANË - Detaje të reja kanë dalë në dritë nga aksidenti i rëndë që u regjistrua mëngjesin e sotëm në autostradën "Tiranë-Durrës", ku humbi jetën një person dhe u plagosën 3 të tjerë.

Mësohet se viktimë ka mbetur Gëzim Muçaj 28-vjeç, ndërsa të plagosur kanë mbetur Eduart Ripa, Ervin Qira dhe Shkëlqim Doci. Bëhet me dije se 4 të rinjtë ishin duke shkuar për në punë me një mjet tip furgon, në momentin që shoferi i mjetit (28-vjeçari Muçaj) humb kontrollin dhe përplaset me trafikndarëse. 

Pasi furgoni është përplasur me trafikndarësen 4 të rinjtë që ndodheshin brenda tij kanë dalë të shohin dëmtimet dhe në ato momente një automjet tjetër ka ardhur me shpejtësi dhe i ka përplasur. Përplasja rezultoi fatale për Muçajn i cili ka ndërruar jetë rrugës për spital, ndërsa tre të plagosurit e tjerë ndodhen tek Spitali i Traumës në Tiranë në gjendje të rëndë. Ndërkohë shoferi i mjetit tjetër që përplasi 4 të rinjtë është arrestuar nga Policia. 

 

Sondazh

Poll