Politike

"Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve!" Osmani: Falë ushtrisë dhe policisë arritëm të mbrojmë çdo pëllëmbë të Kosovës

Ajo tha se liria është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Ajo shtoi se këtë detyrë po e kryen Policia e Kosovës, me guxim të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën.

17 Shkurt 2025, 13:35 Nga M.B
"Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa
Vjosa Osmani

KOSOVA- Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani ka mbajtur fjalën në ceremoninë e marshimit të FSK-së dhe Policisë për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë. Osmani ka folur për luftën për liri e shtet ndërtim. Ajo tha se liria është e shenjtë dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme. Ajo shtoi se këtë detyrë po e kryen Policia e Kosovës, me guxim të gatshëm ta sakrifikojnë edhe jetën. Osmani tha se Kosova nuk është vetëm një copë toke teksa përmendi edhe ndihmën e aleatëve.

“Kushdo që guxon ta vërë në dyshim këtë realitet le ta dëgjojë zërin e popullit të saj. Në këtë 17 vjetor të shtetit tonë ne jemi këtu sepse qëndruam e rezistuam, sepse luftuam e nuk u përkulëm kurrë para dhunës, padrejtësise e mizorive. Ne jemi këtu sot se ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E falë ushtrisë dhe Policisë që sot parakalojnë para qytetarëve të Kosovës arritëm ta mbrojmë cdo pëllëmbë të shtetit tonë.

Në këtë 17 vjetor të Pavarësisë së Republikës qëndrojmë krenarë para flamurit tonë të dashur, nën qiellin e lirë të atdheut tonë për ta nderuar rrugëtimin e lavdishëm të kombit tonë drejt lirisë, sovranitetit dhe shtetësisë së plotë. Historia jonë nuk do të ishte e njëjtë pa mbështetjen e aleatëve tanë. Falënderimi ynë shkon për SHBA-në, NATO-n, shtetet evropiane dhe për të gjithë miqtë që qëndruan me ne. Ne nuk harrojmë kurrë ndihmën e tyre sepse Kosova ka miq, dhe miqtë e Kosovës janë miqtë e lirisë”, tha Osmani.

kosova

Sondazh

Poll