17 Shkurt 2025, 12:49
Nga B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka akuzuar këtë të hënë se drejtësia sipas tij është e kapur. Berisha thotë se SPAK nuk po funksionon si një institucion që të vendosë drejtësi, por është bërë palë me korrupsionin.
Berisha shprehet se SPAK ka prokurorë dhe gjyqtarë që flenë sipas tij mbi krimin, gjë të cilën Partia Demokratike nuk do ta lejojë nëse vjen në pushtet. Berisha shprehet se nëse PD vjen në pushtet do të forcojë dhe do të adoptojë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
Pjesë nga fjala e Berishës:
Ato janë anketime të bëra të gjitha nën diktat dhe për manipulim dhe nuk kanë asnjë vlerë.
Por unë të garantoj se Sali Berisha nuk ka ndërmend asgjë tjetër vetëm luftën me zero tolerancë kundër krimit dhe korrupsionit.
Garantoj çdo shqiptar!
Por unë paraqita sot në mëngjes dokumente të tjera, që krimineli me kollare, me veturë ministrore, me zyrë ministrorë, qarkullon në mbledhje të qeverisë, ka kryer krime të shëmtuara dhe mbrohet nga Skrapi.
Unë kam dhënë disa shembuj dhe jap shembuj.
Dallimi është ky, Edi Rama përdor Skrapin, unë nuk e kam përdorur dhe nuk do e përdor kurrë drejtësinë.
Drejtësia do jetë nën ligj dhe e pavarur. E varur nga ligji.
Unë nuk mund të pranoj kurrë prokurorë apo gjykatës apo nëpunës apo deputetë apo ministër një njeri që ka kryer krim, një njeri që fle mbi krimin, një njeri që fsheh krimin.
Nuk është punë Skapi këtu.
E kam deklaruar dhe e deklaroj se çdo njeri i ndershëm që zbaton ligjin, a do quhet Spak apo do quhet... ne e kemi quajtur Prokurorinë e Krimeve të Rënda.
Ne me këtë jo nuk do të dobësojmë, por përkundrazi do forcojmë dhe do adoptojmë zero tolerancë në luftën ndaj krimit dhe korrupsionit.
A, në qoftë se dikush do të mbrojë monstrat e Xhorxh Sorosit, në Shqipëri, kjo ka marrë fund.
Xhorxh Sorosi është një armik i Shqipërisë, e kam thënë këtë, e kam quajtur publikisht monstër që nga viti 2016, sot i them se është faktuar i tillë dhe monstruozitetet Soros nuk do ekzistojnë në Shqipëri. As të Edi Ramës.
Do krijojmë, gjithnjë me Komisionin e Venecias, asnjëherë jashtë Komisionit të Venecias, ai është institucioni që gëzon besimin e plotë të PD-së...
Por, kjo do ndodhë. Ata që mbrojnë korrupsionin e tyre me Skrapin, gabojnë rëndë.
Mos harroni se para një viti, Antoni Blinken erdhi dhe e përgëzoi Altin Dumanin se ka arrestuar Sali Berishën.
Po ku është sot Antoni Blinken? I padenjë për t’u futur në ndërtesat e qeverisë së tij.
Prandaj nuk e kanë kuptuar akoma ndryshimin, nuk e kanë kuptuar akoma se ç’po ndodh.
Politike
17 Shkurt 2025, 12:43
M.B
Dashnor Sula
TIRANA- Deputeti demokrat Dashnor Sula ka folur sot në foltoren e Kuvendit për çështjen e arrestimit të kryeba...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:38
B.Z
Monika Kryemadhi
TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi, ka dalë në mbështetje të deklaratave t&e...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:33
B.Z
Berisha
TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar pas deklaratave të bashkëshortes së kryebashkiakut Veliaj...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:25
B.Z
Sali Berisha
TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka uruar 17-vjetorin e Pavarësisë së Kosovës. Gjatë fjalës së...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:21
B.Z
Ina Zhupa
TIRANË - Deputetja demokrate, Ina Zhupa, gjatë fjalës së saj në Kuvend u bëri thirrje socialistëve që t&e...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:12
M.B
TIRANA- Bashkëshortja e kryebashkiakut të Tiranës, Ajola Xoxa ka reaguar për herë të parë në lidhje me hetimet e ...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:08
M.B
Blerina Gjylameti
TIRANA- Deputetja socialiste, Blerina Gjylameti tha sot në seancë plenare se opozita sheh ëndrra sikur do fitojë...
Politike
17 Shkurt 2025, 12:04
B.Z
Monika Kryemadhi
TIRANË - Deputetja e Partisë së Lirisë, Monika Kryemadhi është paraqitur mesditën e kësaj t&e...
Politike
17 Shkurt 2025, 11:59
B.Z
Etilda Gjonaj
TIRANË - Deputetja e Partisë Socialiste, Etilda Gjonaj gjatë fjalës së saj në Kuvend, u ndal te arrestimi i kry...
Politike
17 Shkurt 2025, 11:43
I.A
Niko Peleshi
TIRANË- Kreu i grupit Parlamentar të PS-së Niko Peleshi ka komentuar ardhjen e drejtuesit të fushatës elektorale...