Politike

"Do ta shkrij SPAK-un"/ Rama ironizon deklaratën e Berishës, nxjerr videon e 'bufit të kënetës'

Videon kreu i qeverisë e ka shoqëruar me disa 'emoji', zvarranikësh dhe insektesh mes të cilave shkruan "Noc Rrokun", duke nënkuptuar se institucioni i SPAK nuk do të preket nga opozita. 

17 Shkurt 2025, 13:19 Nga B.Z
"Do ta shkrij SPAK-un"/ Rama ironizon deklaratën e Berishës,
Rama, Berisha

TIRANË - Kryeministri Edi Rama ka vijuar ironitë kundrejt kreut të PD-së, Sali Berisha. Ky i fundit në një deklaratë për mediat nga ambjentet e SPAK u shpreh se ky institucion duhet të shuhet me çdo kusht pasi ka dështuar në misionin e tij për të luftuar korrupsionin dhe për të vendosur drejtësi. 

Lidhur me këtë kryeministri Rama, ka ironizuar duke publikuar një buf, etiketim që ja ka vënë kreut të PD-së së fundmi, ndërsa në sfond dëgjohet zëri i Berishës. 

Videon kreu i qeverisë e ka shoqëruar me disa 'emoji', zvarranikësh dhe insektesh mes të cilave shkruan "Noc Rrokun", duke nënkuptuar se institucioni i SPAK nuk do të preket nga opozita. 

Postimi i Ramës:

Sondazh

Poll