Politike

"Pse jeni bërë si pula të lagura!" Balla-opozitës: Nuk ju dëgjova ta citonit raportin e DASH për pastrimin e parave

Sipas tij, DASH thotë se kreu i PD-së, Sali Berisha është akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë.

17 Shkurt 2025, 13:14 Nga M.B
"Pse jeni bërë si pula të lagura!" Balla-opozitës:
Taulant Balla

TIRANA- Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, iu drejtua deputetëve opozitarë duke u thënë se përse nuk e përmendin raportin e DASH për pastrimin e parave. Sipas tij, DASH thotë se kreu i PD-së, Sali Berisha është akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Ai shton se duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vënë emër. 

"Pse jeni bërë si pula të lagura, si ka mundësi që nuk e përmendni raportimin për pastrimin e parave. Nuk ju dëgjova ta citonit raportin që flet qartazi për dhëndrin e një ish-kryeministri si shembullin e pastrimit të parave që ka fituar 5 milionë euro dhe pastaj të vini këtu e të bëni nga këto skenat si një deputet që kishte marrë në shtëpi fustanin e gruas.

Më ka akuzuar i pari juaj se ka bërë një kallëzim të rremë dhe se e ka marrë DASH dhe e ka sjellë si shembull, dhe po DASH thotë se Sali Berisha akuzuar për korrupsion pasi dhëndri i tij përfitoi 5 milionë dollarë. Unë kam marrë përsipër baltën që më hidhet prej atij kallëzimi.

Ky duhet të jetë një standard politik se kallëzimeve u duhet t'u vëmë emër. Ju e thoni vetë ajo që ndodhi sot, kur kandidati për kryeministër i asaj që rahmet pastë ka mbetur nga PD del dhe thotë se e di që s'do fitojë kurrë, se do shkrijë SPAK faleminderit shumë, shyqyr që ju kemi", deklaroi Balla.

kuvendi

Sondazh

Poll