Politike

"Fanatik i partisë"/ Berisha ngre akuza: Prokurori Dumani ka mbyllur dosjet e krimit elektoral ku përfshihen Edi Rama dhe të tjerë

Berisha shton se Dumani ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

17 Shkurt 2025, 12:53 Nga B.Z
"Fanatik i partisë"/ Berisha ngre akuza: Prokurori Dumani ka
Sali Berisha

TIRANË - Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka ngritur akuza ditën e sotme ndaj kreut të SPAK, Altin Dumanit. Në një konferencë me gazetarët Berisha u shpreh se Dumani ka mbyllur dosjet e krimit elektoral ku sipas tij përfshihen kryeministri Rama dhe shumë të tjerë.

Berisha shprehet se 50 përqind e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral, dhe se prokurori Dumani nuk merr asnjë masë për këtë. Berisha shton se Dumani ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.

Pjesë nga fjala e Berishës:

Unë nuk mund as të mashtrohem, as të ekzaltohem me akte teatrale.

Unë di që dosjet e krimit të madh elektoral, që përfshihen nga Edi Rama e poshtë, i mbyll Altin Dumani.
Kjo është ajo që unë di dhe është e faktuar.
Unë di që 50 përqind e të gjithë veprimtarisë së bandave sipas regjistrimeve telefonike dhe mesazheve, është elektoral.
Dhe këto i di shumë mirë Altin Dumani që nuk ndërmerr asnjë akt për to.
Të besosh se ai që fle mbi këtë krim monstruoz, ka vullnet, ai nuk ka asnjë vullnet, ai është një ushtar mjeran, fanatik i partisë, një ushtar i Arben Rakipit dhe Ulsi Manjës e Ymer Lalës.
Ai nuk është asgjë tjetër.
Ai ka bllokuar hetimin e krimit elektoral dhe për këtë në mënyrë absolute do bëhet përgjegjës para ligjit.
Le t’i thërrasë Edi Rama sa të dojë, Altin kështu, Altin ashtu, por unë i them se Altin, do përballesh me ligjin për qëndrimin tënd ndaj krimit elektoral që është një qëndrim antikushtetues, antiligjor.

Sondazh

Poll