Politike

Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike është Besim Ndregjoni

Berisha ka konfirmuar se kandidat i Partisë Demokratike për Avokat Populli, është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni

17 Shkurt 2025, 13:02 Nga B.Z
Avokati i Popullit/ Berisha e konfirmon: Kandidati i Partisë Demokratike
Sali Berisha

TIRANË - Kreu i PD-së, Sali Berisha ka konfirmuar se kandidat i Partisë Demokratike për Avokat Populli, është kryetari i Unionit të të Përndjekurve Politikë, Besim Ndregjoni. Berisha e konfirmoi emrin e Ndregjonit gjatë konferencës së mbajtur këtë mesditë me gazetarët.

7 kandidatët për Avokat Populli që kanë kaluar filtrin e Komisionit të Ligjeve dhe kanë marrë firmat mbështetëse të deputetëve, do të mësojnë më 13 shkurt nëse ndonjëri do të zgjidhet në këtë post. Emrat janë mbështetur me firma vetëm nga opozita ndërsa që një prej tyre të zgjidhet, duhen 84 vota. Në vitin 2023, në seancë plenare, Rama nuk pranoi të votonte një prej emrave të sjellë nga PD, me argumentin se “nuk do të votonte një avokat partie”. 

 

Sondazh

Poll