Sport

Carabao Cup/ City hipotekon finalen, ekipi i Guardiola-s fiton 3-1 ndaj United (VD)

8 Janar 2020, 07:35 Nga DOSJA
Carabao Cup/ City hipotekon finalen, ekipi i Guardiola-s fiton 3-1 ndaj United

ANGLI- Carabao Cup solli një nga ndeshjet më emocionuese. Manchester City ja ka dalë të fitojë aktin e parë kundër “kushërinjëve” të United me shifrat 1-3. Ndeshja e parë u luajt në “Old Trafford” por gjithçka shkoi keq për ekipin e Solskjaer, pasi ekipi i tij i pësoi tre golat vetëm në pjesën e parë.

Që në minutën e 17, ishte Silva ai që shënoi një supergol me një goditje nga jashtë zone, teksa pak minuta më vonë ishte Mahrez autori i golit falë një pakujdesie në mbrojtje.

Në minutën e 39, De Bryn ka bërë çfarë ka dashur në zonë duke goditur, por gjuajtja e tij u ndal në momentin e parë nga De Gea, teksa i pafat ishte Pereira që shënoi autogol. Për të ngushtuar diferencën, mendoi Rashford në minutën e 70-të. Kjo ishte ndeshja e parë gjysmëfinale, teksa e kthimit luhet më 29 janar.

(E.Ç. Dosjal.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

sport sport carabao cup manchester city manchester united old trafford carabao cup manchester city manchester united old trafford

Sondazh

Poll