Aktualitet

Digjet makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, shkak një shkëndijë elektrike (FOTO)

9 Janar 2020, 14:33 Nga DOSJA
Digjet makina në aksin Tepelenë-Gjirokastër, shkak një

TEPELENË- Një makinë është djegur sot në rrugën nacionale Gjirokastër Tepelenë. Sipas informacioneve bëhet me dije se makina është djegur në vendin e quajtur “Ura e Kardhiqit”.

Siç shihet dhe nga fotot, makina ka marrë flakë në mes të rrugës dhe bëhet me dije se ka pasur një shkëndijë elektrike.

Mjeti tip ‘Hundai’ pa targa është djegur plotësisht, ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur punonjësit e zjarrfikësve, të cilët po punojnë për shuarjen e flakëve.

Dosja.al mëson se makina është në pronësi të Vilson Shehut, i cili ka thënë se vetura kishte pësuar një defekt që shkaktoi shkëndijën elektrike.

(A.B.:E.K Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet digjet makina makina shkrumbohet policia tepelene digjet makina makina shkrumbohet policia tepelene

Sondazh

Poll