Aktualitet

Sherri i vjetër për pronësinë/ Dy persona plagosin me thikë një efektiv policie në Dibër, arrestohet njëri nga autorët

9 Janar 2020, 13:43 Nga DOSJA
Sherri i vjetër për pronësinë/ Dy persona plagosin me

DIBËR– Dy persona kanë plagosur me thikë një efektiv policie mesditën e sotme në Dibër. Mësohet se punonjësi i policisë, Bukurosh Zagradi ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Ky i fundit në momentet e ngjarjes ka qenë jashtë shërbimit. Burime bëjnë me dije se sherri mes dy autorëve dhe punonjësit të policisë ka ndodhur për motive pronësie.

Sipas njoftimit paraprak, autorët me iniciale: R.M dhe A.M , e kanë plagosur efektivin me mjet prerës. Menjëhere pas ngajrjes, policia ka bërë të mundur kapjen dhe arrestimin e shtetasit me iniciale R.M, ndërkohë po punohet për kapjen e autorit tjetër.

Dibër/ Informacion paraprak

Rreth orës 13.30, në qytetin e Peshkopisë, për motive të dobëta, dyshohet se shtetasit R.M, dhe A. M, kanë plagosur me mjet prerës, shtetasin B. Z., (punonjës policie i cili ka qenë pushim jashtë shërbimit), e po merr ndihmë mjekësore në spitalin e Peshkopisë, jashtë rrezikut për jetën.

Falë reagimit të menjëhershëm të shërbimeve të policisë është bërë kapja e shtetasit R. M,. i cili është shoqëruar në komisariat.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë të D.V.P. Dibër dhe të Komisariatit të Policisë Dibër, po krehin zonën për kapjen e autorit të dytë.

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet diber plagoset me thike polici ne diber diber plagoset me thike polici ne diber

Sondazh

Poll