Politike

"Trump rrezik për botën"/ LaCivita komenton deklaratat e Ramës për presidentin e SHBA: Nuk më habit! Prandaj pranova të drejtoj fushatën e Berishës!

LaCivita foli edhe për aktivitetin e USA-id në mbarë botën teksa tha se ndalimi i aktivitetit të kësaj të fundit ishte një prej gjërave kryesore që bëri Trump në bazë globale, ç'ka solli sipas tij dhe sulmimin e konservatorëve nga demokratët e korruptuar.

13 Shkurt 2025, 22:13 Nga Dosja
"Trump rrezik për botën"/ LaCivita komenton deklaratat e
LaCivita

TIRANË - Njeriu i afërt i presidentit Donald Trump, Chris LaCivita ka komentuar mbrëmjen e sotme deklaratat e kryeministrit Rama i cili është shprehur më herët se presidenti Trump është një rrezik për botën. Në një intervistë për "Çim Peka Live", LaCivita u shpreh se nuk e habisnin deklaratat e Ramës pasi të njëjtën gjë kanë bërë edhe të majtët në SHBA ndaj konservatorëve.

LaCivita foli edhe për aktivitetin e USA-id në mbarë botën teksa tha se ndalimi i aktivitetit të kësaj të fundit ishte një prej gjërave kryesore që bëri Trump në bazë globale, ç'ka solli sipas tij dhe sulmimin e konservatorëve nga demokratët e korruptuar. LaCivita thotë se kjo është edhe një tjetër arsye pse ka pranuar të drejtojë fushatën e Berishës.

Gazetari: Chris, në vitin 2016 kryeministri socialist Edi Rama është shprehur për Donald Trump se në rast se ai fiton, është një rrezik për botën, dhe është një rrezik për marrëdhëniet shqiptaro-amerikane, duke e konsideruar atë një rrezik dhe një njeri shumë të papërshtatshëm për të qenë president i SHBA-ve. Është i njohur tashmë edhe skandali me fondet e USAID. 

LaCivita: Është mjaft interesante, një prej gjërave kryesore që beri presidenti Trump në bazë globale edhe me komisionin i cili bën mbikëqyrjen e gjithë performancës qeveritare nën drejtimin e Elon Musk, një prej hapave kryesore ishte ndalimi i aktivitetit të USAID në mabrë botën. Sepse ka dalë si organizatë e korruptuar dhe një pjesë e aktiviteteve janë aplikuar kundër amerikanëve. Prandaj disa prej aktiviteteve janë ndaluar. Nuk është për t’u habitur, të paktën unë nuk habitem që Rama do të thoshte ato që ka thënë, sepse në SHBA demokratët e korruptuar gjithmonë sulmonin konservatorët, duke na akuzuar me ato që bënin ato. Dhe kjo është një tjetër arsye pse ne jemi këtu për të ndihmuar Berishën.

Sondazh

Poll