Politike

Berisha akuza të rënda Ballës: U urdhërua nga bandat të lironte personat që i vendosën tritolin Lulzim Kullës

Berisha thotë se sipas tij, ekzistojnë dosje ku Balla ka marrë urdhër nga bandat që të lirojë 2 persona që i vunë tritolin Lulzim Kullës në Shkodër.

13 Shkurt 2025, 21:34 Nga I.A
Berisha akuza të rënda Ballës: U urdhërua nga bandat të
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha nuk ka ndalur akuzat ndaj Ministrit të Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha thotë se sipas tij, ekzistojnë dosje ku Balla ka marrë urdhër nga bandat që të lirojë 2 persona që i vunë tritolin Lulzim Kullës në Shkodër. Për këtë, ai pretendon se ministri Balla ka përdorur prokurorin Vath Staka.

"E kam theksuar në mënyrën më të përsëritur se kurrë nuk parakuptoj të gjithë punonjësit e atij organi apo të çdo organi tjetër. Kur unë shprehem për organizatë krimianle, nuk e bëj kurrë për motive politike. Unë e bëj këtë kur kam prova zyrtare absolute se prokurori, OPGJ disponojnë dosje në të cilat dokumentat të certifikojnë se Balla është i implikuar në 1, 2, 3 krime. Konkretisht, disponojnë dosje ku faktohet se Taulant Balla ka marrë urdhër nga banda që të lirojë 2 personat që i vendosën tritolin Lulzim Kullës në mes të Shkodrës. Taulant Balla për lirimin e vrasësve të Lulzim Kullës ka përdorur Vath Stakën, prokuror. Vath Staka sot është në KLP. Këto dokumente i ka SKAP," tha Berisha.

taulant balla sali berisha lulzim kulla

Sondazh

Poll