Politike

"Nëse do ju kontaktonte Rama për fushatën çfarë do bënit"/ LaCivita: Nuk punoj për produkte të komunizmit! Ngjashmëria mes garës në Shqipëri dhe SHBA është sulmi ndaj opozitës!

I pyetur se nëse do të kontaktohej nga kryeministri Rama për fushatën, LaCivita u shpreh se nuk punon për komunistët apo produkte të komunizmit.

13 Shkurt 2025, 21:19 Nga B.Z
"Nëse do ju kontaktonte Rama për fushatën çfarë
LaCivita

TIRANË - Drejtuesi i fushatës së presidenti amerikan Donald Trump, në nj intervistë për "Çim Peka Live" ka folur në lidhje me situatën politike në Shqipëri duke qënë se do të jetë edhe drejtues i fushatës së opozitës në zgjedhjet e 11 Majit.

I pyetur se nëse do të kontaktohej nga kryeministri Rama për fushatën, LaCivita u shpreh se nuk punon për komunistët apo produkte të komunizmit. Ai shton ndër të tjera se ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë.

Pyetje: Në rast se do ju kontaktonte Rama për fushatën çfarë do bënit?

LaCivita: Ai nuk më ka kontaktuar ndonjëherë. Dhe unë nuk punoj për komunistët. Apo për produkte të komunizmit. Megjithatë ngjashmëritë ndërmjet garës këtu në Shqipëri dhe  garës në Shtetet e Bashkuara, janë fakti se opozita politike ndaj partisë në pushtet, në mënyrë të padrejtë, është përndjekur dhe është ndjekur penalisht ose janë ngritur dyshime ndaj saj dhe ne kemi mundësi të përforcojmë t’i rijetëzojmë demokracinë. Dhe të kemi nga pas edhe një Amerikë të fuqishme, e cila punon me Donald Trump-in. Dhe prandaj njerëzit duhet të zgjedhin këtë si model, si shembull dhe të votojnë për të ardhmen

lacivita sali berisha

Sondazh

Poll