13 Shkurt 2025, 21:25
Nga E. D
Klodiana Lala
TIRANË- Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje se çfarë ndodhi në gjyqin e Veliajt i cili nisi në mëngjes dhe përfundoi në orën 22.00 të ditës së djeshme. Lala e futar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV u shpreh se deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim. Lala më tej tha se ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posaçëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek. Po ashtu Lala tha se vetëm njëri nga biznesmenëve nuk është njohur me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Lala shpjegoi edhe argumentet që përdori gjykata për të mos ndryshuar masën për Erion Veliajn.
“Seanca nisi në 08:30, Veliaj bashkë me Elman Abulen u shoqëruan nga Blloku i Sigurisë në gjykatë, ndërkohë që zonja Xoxa mbërriti e shoqëruar nga oficerë policie. Biznesmenët janë në “detyrim paraqitje”. U ndërpre sepse avokatët kërkuan të njihen me aktet. Janë 66 fashikuj të depozituar, dosje mjaft voluminoze. Deri në mbrëmje, ishin zyrtarë të lartë të Bashkisë, vartës të Veliajt, që mbajtën tubim.
Nga njëra anë bëhej thirrje për lirimin e Veliajt, por nga ana tjetër të burgosurit thërrisnin “Hajde këtu Erion Veliaj, je hajdut!”. Më pas rifillon seanca, ka patur debate të forta mes Veliajt dhe prokurorit të posacëm, Olsi Dado, të cilin e kishte etiketuar si person që e përndjek, pervers, lunatik, etj, thuajse të njëjtin qëndrim ka mbajtur në sallën e gjyqit, ka thënë po përndiqni bashkëshorten time, etj. Prokurori i ka tërhequr vëmendjen që t’i përmbahet provave.
Në orën 22, gjykata e la në fuqi masën e sigurisë për zotin Veliaj dhe të lehtësojë masën për zonjën Xoxa në detyrim për paraqitje dhe ndalim për të dalë jashtë vendit. Vetëm njëri nga biznesmenëve nuk u njoh me masën dhe ka komunikuar me SPAK se ku do të kthehet nga jashtë vendit. Media nuk u la të futet brenda, as të kapërcejmë pragun, për të shmangur ndonjë foto. Gjatë qëndrimit zoti Veliaj nuk ka patur problematika me policinë, i është ofruar vetëm ujë. Ka patur tension në ajër. Në momentin që po dilte furgoni mbështetësit e tij e bllokuan, derisa ndërhyri policia. Kishte edhe zyrtarë të bashkisë, artistë e me radhë.
Argumenti thelbësor që gjykata ka përdorur për masën arrest me burg, është një dhe i vetëm. Gjykata thotë se ekziston rreziku potencial, që zoti Veliaj intimidon dëshmitarët dhe mund të “helmojë” provat, sepse ka mesazhe të tij të drejtuara drejt zyrtarëv të BKH duke i intimiduar me qëllim që të mos marrin në pyetje bashkëshorten dhe vartësin, pra në këto kushte që Veliaj ka pushtet politik dhe ekonomik, lidhje te fuqishme, imagjino kur e bën me njerëzit e drejtësisë, merreni me mend si mund të sillet me dëshmitarët në këtë proces. Pra kjo është përdorur për masën arrest në burg.
Zoti Veliaj ndërkohë që ishte nën hetim, për korrupsion dhe pastrim parash, prokurorët pretendojnë se ai ka dërguar mesazhe direkte ndaj hetuesve të BKH, madje bashkëshortja bashkë me Klotilda Bushkën kanë kërcënuar dhe intimiduar dëshmitarë. Zonja Xoxa ka marrë telefonin e ish-vartëses dhe ka kërkuar që ajo të thotë se nuk mban mend asgjë. Ky është argumenti kryesor për masën e sigurisë”, tha Lala.
klodiana lala
Politike
13 Shkurt 2025, 21:19
B.Z
LaCivita
TIRANË - Drejtuesi i fushatës së presidenti amerikan Donald Trump, në nj intervistë për "Çim Peka Live" ka fo...
Politike
13 Shkurt 2025, 21:23
I.A
Sali Berisha
TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ...
Politike
13 Shkurt 2025, 21:02
E. D
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita duke folur për atentatin e Trump tha se e kujton atë...
Politike
13 Shkurt 2025, 20:55
B.Z
LaCivita
TIRANË - Drejtuesi i fushatës zgjedhore të presidentit Trump, Chris LaCivita i cili do të jetë edhe drejtues i fushat&eum...
Politike
13 Shkurt 2025, 21:00
Chris LaCivita
TIRANË- Drejtuesi i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita kur u pyet se pse ka pranuar të b&eum...
Politike
13 Shkurt 2025, 20:48
B.Z
LaCivita
TIRANË - Drejtuesi i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita, ka dhë detaje mbi fushatën e ndjekur ...
Politike
13 Shkurt 2025, 20:38
Dosja
KQZ
TIRANË - Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve ka miratuar një ndryshim sa i takon votës së Diasporës. Tashmë emigrantë...
Politike
13 Shkurt 2025, 20:09
Xhelal Sveçla
MYNIH- Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në Konferenc...
Politike
13 Shkurt 2025, 17:29
M.B
Çifti
TIRANA- Gazetari Flamur Vezaj ka bërë një postim në rrjetet sociale ku i referohet çështjes së arres...
Politike
13 Shkurt 2025, 17:23
B.Z
Erisa Xhixho
TIRANË - Zv/presidentja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho, ka komentuar këtë të enjte arrestimin e Presiden...