Politike

Ç’ndodh me SPAK nëse fiton PD? Berisha: Do ndryshojë drejtësia, nuk do mbahen kriminelë në detyrë

Berisha theksoi se do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK dhe nëse rezultojnë se nuk kanë vepruar ose bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.

13 Shkurt 2025, 22:16 Nga I.A
Ç’ndodh me SPAK nëse fiton PD? Berisha: Do ndryshojë
Sa

TIRANË- Kreu i PD-së Sali Berisha ka deklaruar se nëse PD fiton zgjedhjet parlamentare të 11 Majit, reforma në drejtësi do të ndryshojë. Në një intervistë për emisionin Opinion në Tv Klan, Berisha theksoi se do të thërrasë Komisionin e Venecias dhe do të skanohet puna e prokurorëve të SPAK dhe nëse rezultojnë se nuk kanë vepruar ose bashkëpunuar me krimin, do të largohen nga detyra.

“Secili prej tyre që ka fjetur mbi dosjet e krimit do shkojë te kriminelët. Do ndryshojë drejtësia. Nuk mundet të më imponojë kush të mbaj kriminelë në detyrë. Do marr Komisionin e Venecias, do vemë dosjet përpara, sepse këta zotërinjtë në vend se të kërkojnë ndihmën e publikut…unë kërkova komisionin e të vërtetës, kurse këta i shpallin sekret shtetëror lidhjet e krimit me politikën”, tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll