Politike

‘A ju dha momenti atentatit foton më të mirë në histori...?’/ LaCivita: Kurajoja e Trump atë ditë i dha shpresë Amerikës...

Ai u shpreh se kurajoja e Donald Trumpit atë ditë i dha shpresë Amerikës dhe i kujtoi popullit amerikan se pavarësisht se çfarë pozicioni ndodhesh, vazhdimisht duhet të luftosh. 

13 Shkurt 2025, 21:02 Nga E. D

‘A ju dha momenti atentatit foton më të mirë në

TIRANË- Drejtuesi i fushatës së presidentit amerikan Donald Trump, Chris LaCivita duke folur për atentatin e Trump tha se e kujton atë moment si një një vepër të Zotit. LaCivita gjithashtu tha se edhe Donald Trump beson se ishte vepër e Zotit që i shpëtoi jetën. Ai u shpreh se kurajoja e Donald Trumpit atë ditë i dha shpresë Amerikës dhe i kujtoi popullit amerikan se pavarësisht se çfarë pozicioni ndodhesh, vazhdimisht duhet të luftosh. 

Pjesë nga intervista:

Çim Peka: Chris, tek momenti i atentatit, fatmirësisht të dështuar, ndaj presidentit Trump. Atë e ruajti Zoti, por edhe ju si strategë të fushatës ju ndihmoi Zoti. Ju dha ndoshta fotografinë më të mirë në historinë e një fushatë, të cilën as Hollivudi s’mund ta kishte prodhuar. Çfarë ndjetë pikërisht në ato momente?

LaCivita: Një pyetje me vend. Ne besojmë, edhe presidenti Trump vërtetë e beson se ishte një vepër e Zotit që i shpëtoi jetën në Pensilvani. Kur të ligjtë u përpoqën që t’ia merrnin jetën, jo njëherë, por tentuan dy herë, ajo ditë e veçantë sigurisht ishte një ditë të cilën ne nuk do ta harrojmë kurrë. Por ishte një ditë e cila përforcoi vendosmërinë tonë. Kurajoja e Donald Trumpit atë ditë, mendoj se i dha shpresë Amerikës atë ditë, kur ai u ngrit në këmbë pasi ishte qëlluar, dhe shfrytëzoi rastin për t’i kujtuar popullit amerikan se pavarësisht se çfarë pozicioni ndodhesh, ti vazhdimisht duhet të luftosh e të luftosh...dhe kjo është një foto ikonike e cila do të mbetet, jo vetëm në historinë amerikane, por edhe në atë botërore. Dhe vërtetë që ajo e përforcoi misionin të cilin ne kishim ndërmarrë dhe rëndësinë e suksesit. Ngjashmëritë mes asaj që ndodhi vitin e kaluar në Shtetet e Bashkuara dhe disa ngjarjeve që po ndodhin këtu janë befasuese.

donald trump chris lacivita

Sondazh

Poll