Politike

“Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me të”, Berisha: Arrestimin e priste në muajin Dhjetor

Më tej, kreu i demokratëve shprehet se sipas tij, Kryeministri Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji Dhjetor.

13 Shkurt 2025, 21:23 Nga I.A
“Rama e lëshoi plotësisht Veliajn të lante duart me
Sali Berisha

TIRANË- Kryedemokrati Sali Berisha deklaroi se arrestimi i kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj është i vonuar. I ftuar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, Berisha e cilëson Veliajn si një ndër hajdutët më të shpërfytyruar të vendit. Më tej, kreu i demokratëve shprehet se sipas tij, Kryeministri Rama e kishte lëshuar Veliajn, por arrestimin e tij e priste nga muaji Dhjetor.

"Arrestimi i Veliajt, kemi 44 javë që protestojmë tek Bashkia, arrestim i vonuar. Veliaj në historinë e këtij vendi, një ndër hajdutët më të shpërfytyruar. 130 mln Euro djegësi i Tiranës, nuk ekziston nam as nishan. Nuk u arrestua për djegësin sepse Arben Kraja, anëtar i organizatës kriminale, kishte të punësuar tek Erioni, edhe nipin dhe mbesën. Siglim. Veliaj u bë problem botëror për djegësin dhe shumë gjëra të tjera. Mos mendo se nuk dinte Rama se po arrestohej. Rama e kishte lëshuar atë plotësisht, priste arrestimin e tij në Dhjetor. Nuk e donte arrestimin. Që Rama do të lante duart me Veliajn, unë e kam thënë. Veliaj nuk pranohej nga klani Rama si pasardhës i këtij klani dhe këtë Rama nuk ngurroi ta bënte të qartë. Nuk mund të them se ka qenë për arrest me burg, ka qenë për arrest të llojit të Arjolën, një arrest shtëpie, pastaj gjërat kanë qenë aq," tha Berisha.

sali berisha

Sondazh

Poll