Politike

"Taktikat e Ramës intimiduese dhe korruptive"/ LaCivita: Objektivi kryesor i fushatës në zgjedhje, të mos manipulohet vota!

I pyetur nëse e ka studiuar mirë terrenin shqiptarë para se të merrte përsipër të bënte fushatën e opozitës, LaCivita u shpreh se ka informacion mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale të politikës në Shqipëri. Ai u shpreh objektivi kryesor i fushatës në zgjedhje është që të mos manipulohet vota, ndërsa u shpreh optimist se opozita mund ti fitojë zgjedhjet parlametare të 11 Majit.

13 Shkurt 2025, 20:55 Nga B.Z
"Taktikat e Ramës intimiduese dhe korruptive"/ LaCivita:
LaCivita

TIRANË - Drejtuesi i fushatës zgjedhore të presidentit Trump, Chris LaCivita i cili do të jetë edhe drejtues i fushatës së Berishës në zgjedhjet e 11 Majit ka komentuar zhvillimet më të fundit politike në vend.

Në një intervistë për "Çim Peka Live", i pyetur nëse e ka studiuar mirë terrenin shqiptarë p[ara se të merrte përsipër të bënte fushatën e opozitës, LaCivita u shpreh se ka informacion mjaftueshëm mbi gjendjen aktuale të politikës në Shqipëri. 

Ai u shpreh objektivi kryesor i fushatës në zgjedhje është që të mos manipulohet vota, ndërsa u shpreh optimist se opozita mund ti fitojë zgjedhjet parlametare të 11 Majit.

Pyetje: A e keni studiuar terrenin shqiptar para se të merrni përsipër t’u bëni fushatën konservatorëve?

LaCivita LaCivita: Po, patjetër që jemi të njohur me situatën dhe disa prej taktikave që aplikon kryeministri aktual, të cilat nuk janë shumë dhe mund të mbështeten tek intimidimi, dhe tek korruptimi. Por këto aspekte nuk më frikësojnë mua, nuk më intimidiojnë aspak. Përkundrazi, na bëjnë më të vendosur, që të duam të kthejmë shumë votues drejt mbështetjes për Berishën. Dhe nuk do të kenë shanse që t’i vjedhin. Ne në Amerikë më Donald Trumpin, e quajtëm manipulimi... pamundësia për të manipuluar votën, pra, këtë duam të realizojmë edhe këtu. Kur njerëzit të shohin dallimet, në krahasim me atë çka kanë atje, dhe me atë që mund të kenë, patjetër që do të votojnë për opozitën. Patjetër që do të votojnë për Berishën. Sepse ai mund, dhe do të fitojë.

lacivita zgjedhje 11 maj

Sondazh

Poll