Politike

Vota e diasporës/ Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve miraton ndryshimet, përjashtohet adresa si dokument për regjistrimin e zgjedhësve

Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve njofton se këto ndryshime krijojnë lehtësi në regjistrimin e zgjedhësve të cilët nuk zotërojnë një dokument provues adrese në emrin e tyre. Në këtë rast, ata kanë mundësi të përdorin si provë adrese në PER, dokumentin provues në emër të një familjari të tyre ose të dikujt tjetër pa lidhje familjare mes tyre.

13 Shkurt 2025, 20:38 Nga Dosja
Vota e diasporës/ Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve miraton ndryshimet,
KQZ

TIRANË - Komisioni Rregullator i Zgjedhjeve ka miratuar një ndryshim sa i takon votës së Diasporës. Tashmë emigrantët mund të regjistrohen në listën e zgjedhësve, pa patur si dokument vërtetimin e adresës së banimit në shtetin ku jeton e punon. Ndryshimet u miratuan pasditen e sotme me 5 vota pro.

kqz

Sondazh

Poll