Politike

KE mbështet SPAK pas sulmeve të Ramës: Prokuroria e Posaçme ka kontribuuar për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit

Ditën e sotme SPAK ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i këtij institucioni dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi.

13 Shkurt 2025, 16:59 Nga M.B
KE mbështet SPAK pas sulmeve të Ramës: Prokuroria e
Foto ilustruese

TIRANA- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka reaguar pasi Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të tyre, gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt. Kryeministri Edi Rama dje sulmoi hapur drejtësinë e re në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj.

Ndërkohë, ditën e sotme SPAK ka publikuar një pjesë të mesazhit të Komisioni Europian, ku theksohet se roli i këtij institucioni dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar, ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi. 

Komisioni Europian thotë se SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.

Njoftimi i SPAK:

Komisioni Europian përshëndeti rezultatet e vazhdueshme të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), gjatë takimit të 16-të të Nënkomitetit për Drejtësi, Liri dhe Siguri, mes Bashkimit Europian dhe Shqipërisë, i zhvilluar më 11 dhe 12 shkurt 2025.

“Roli i SPAK-ut dhe pavarësia e tij në hetimin, ndjekjen penale dhe gjykimin e çështjeve komplekse të korrupsionit dhe krimit të organizuar ka qenë guri i themelit i reformës në drejtësi të vitit 2016, konsolidimin e vazhdueshëm të së cilës BE-ja e mbështet dhe promovon si pjesë përbërëse e negociatave të anëtarësimit të Shqipërisë. SPAK-u ka kontribuuar në përpjekjet e përgjithshme të Shqipërisë për të ofruar një historik të besueshëm rezultatesh kundër krimit të rëndë, krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.“

Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme sulmoi hapur drejtësinë e re në fjalën e tij para grupit parlamentar të PS-së, pas arrestimit të kryebashkiakut Erion Veliaj. Rama gjatë fjalës, jo vetëm që sulmoi institucionet e drejtësisë SPAK dhe GJKKO në mënyrë të drejtëpërdrejtë, por veçanërisht u ndal te prokurorët dhe gjyqtarët e çështjes Veliaj, duke i quajtur ata ekstremistë të Partisë Demokratike. Bashkë me SPAK dhe GJKKO-në, Rama ka sulmuar drejtëpërdrejtë dhe kreun i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin.

spak komisioni europian

Sondazh

Poll