Politike

Organizata Juidicial Watch rikthen rrëfimin e aktivistit Tom Fittion: USAID ka sponsorizuar qeverinë pro-sorosiane në Shqipëri

Fitton këto deklarata aso kohe i bëri teksa dha një intervistë për gazetarin Tucker Carlson në Fox News. 

13 Shkurt 2025, 16:09 Nga M.B
Organizata Juidicial Watch rikthen rrëfimin e aktivistit Tom Fittion: USAID
 Tom Fitton

SHBA- Organizata "Juidicial Watch" ka rikthyer në vëmendje deklaratën e presidentit të saj Tom Fitton, bërë në vitin 2018, ku ka thënë se USAID ka sponsorizuar qeverinë socialiste në Shqipëri. Fitton këto deklarata aso kohe i bëri teksa dha një intervistë për gazetarin Tucker Carlson në Fox News.

Presidenti i "Juidicial Watch" thoshte se administrata Obama shpenzoi në mënyrë të heshtur të paktën 9 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me miliarderin e majtë George Soros për të mbështetur një qeveri socialiste në Shqipëri. 

“Administrata Obama shpenzoi në mënyrë të heshtur të paktën 9 milionë dollarë nga taksapaguesit amerikanë në bashkëpunim të drejtpërdrejtë me miliarderin e majtë George Soros për të mbështetur një qeveri socialiste në Shqipëri..

Është veçanërisht e papranueshme që Departamenti i Shtetit lejoi operacionin e Soros-it të ndihmonte në drejtimin e fondeve të taksapaguesve drejt grupeve të tjera...

George Soros është një miliarder dhe nuk duhet të marrë mbështetje nga taksapaguesit për të avancuar agjendën e tij radikale të majtë që minon lirinë këtu dhe jashtë vendit", tha në vitin 2018 Presidenti i "Judicial Watch", Tom Fitton.

 

Atë kohë, grupi Judicial Watch mori 32 faqe dokumente nga Departamenti i Drejtësisë përmes një padie të bërë në maj të vitit 2017 mbi Aktin për Lirinë e Informacionit (FOIA) kundër Departamentit të Shtetit dhe Agjencisë Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID). Dokumentet tregonin se fondet e USAID-it u dërguan përmes projektit "Civil Society Project" për të mbështetur organizatën e krahut të majtë të Soros-it, "East West Management Institute", nëpërmjet fushatës "Justice for All" të USAID-it. Në vitin 2016, USAID siguroi 8.8 milionë dollarë për këtë fushatë.

Projekti “Justice for All” kishte për qëllim forcimin e efektivitetit dhe transparencës së gjykatave në Shqipëri. Projekti synonte të rriste besimin e qytetarëve në sistemin gjyqësor dhe të siguronte një sistem gjyqësor më efikas, sipas USAID. "Judicial Watch", deklaroi atë kohë se këto fonde u përdorën në mënyrë specifike për t’i dhënë qeverisë socialiste shqiptare më shumë kontroll mbi sistemin gjyqësor.

tom fittion

Sondazh

Poll