Bota

Shtrënguan duart një natë më parë, përfundon pas dy orësh Mustafa-Kurti, s’ka shenja për marrëveshje

9 Janar 2020, 07:35 Nga DOSJA
Shtrënguan duart një natë më parë, përfundon pas

KOSOVË– Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe ai i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, janë takuar sërish sot për të tretën ditë radhazi por sërish duket se nuk e kanë arritur një marrëveshje. 

Takimi ka nisur në orën 15:30 dhe ka përfunduar dy orësh por asnjë për politikanëve nuk ka dhënë detaje se çfarë kanë diskutuar me njëri-tjetrin. Të dy e kanë mbajtur ‘gojën kyçur’ për mediat, që prisnin një marrëveshje mes Kurtit dhe Mustafës. 

Të dy liderët para se të hynin në takim nuk u treguan optimistë për arritjen e një marrëveshjeje, një lëvizje e papritur kjo duket marrë parasysh zhvillimet e djeshme. Pas takimit të djeshëm, i cili zgjati tre orë, si LVV edhe LDK nxorrën në një deklaratë për mediat zëdhënësit e tyre, të cilët treguar se kishin nisur të shfaqeshin shenja pozitive për një dakordësi të mundshme. Se çfarë ndodhi dhe ndryshoi gjithçka mes dy liderëve nga pasditja e djeshme deri në ditën e sotme ende nuk dihet. 

Kurti dhe Mustafa janë takuar disa herë dhe takimi  fundit ishte dje kur u mblodhën kokë më kokë për tre orë. Pavarësisht takimeve të njëpasnjëshme, dy liderët kanë dalë nga takimet pa deklarata për një marrëveshje konkrete. Nga ana tjetër, një ditë më parë, mediat kosovare publikuan marrëveshjen e arritur mes Kurtit dhe Mustafës sipas burimeve nga brenda mbledhjes. “KlanKosova shkruante edhe për ministritë që kishin ndarë mes tyre dhe postet përkatëse.

Pak ditë më parë Albin Kurti është tërhequr nga marrja e Ministrisë së Brendshme në qeverinë e re. Ai i bëri thirrje LDK-së për marrëveshje të re dhe të dërgonte emrat e ministrave. Kurti zhvilloi një takim dhe me Thaçin, ndërkohë që ky i fundit tha se kreu i LVV ka dhe 48 orë kohë t’i dërgojë emrin e Kryeministrit.

Negociatat për ditë me radhë kanë dështuar, pasi LDK ka kërkuar që të marrë kreun e Kuvendit, Presidentin dhe 5 ministri, pra gjysmën e kabinetit. Por pas zgjedhjes së Glauk Konjufcës si kryetar Kuvendi, LDK u tërhoq nga marrja e këtij posti dhe shprehu gatishmërinë për një marrëveshje të re, duke kërkuar sërish 5 ministri dhe Presidentin.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa albin kurti isa mustafa koalicion mes ldk dhe vv qeveria e re ne kosove takimi kurti-mustafa

Sondazh

Poll