Politike

"Nuk i përmbush kriteret për arrest me burg"/ Seanca në GJKKO, Erion Veliaj kërkon masë më të lehtë sigurie

Veliaj ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në arrest me burg.  Ndërkohë, prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur provat dhe dyshimet e arsyeshme që vërtetojnë se Veliaj dhe Xoxa, kanë krijuar një skemë pastrimi parash.

12 Shkurt 2025, 16:03 Nga B.Z
"Nuk i përmbush kriteret për arrest me burg"/ Seanca në
Erion Veliaj

TIRANË - Janë zbardhur detaje nga seanca me dyer të mbyllura, për vlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët e përfshirë në dosjen hetimore.

Sipas gazetares Klodiana Lala, Veliaj ka argumentuar se nuk përmbush kushtet dhe kriteret për të qëndruar në arrest me burg.  Ndërkohë, prokurorët Olsi Dado dhe Altin Dumani kanë paraqitur provat dhe dyshimet e arsyeshme që vërtetojnë se Veliaj dhe Xoxa, kanë krijuar një skemë pastrimi parash.

Veliaj ju drejtua me tone të ashpra edhe prokurorit Dado gjatë seancës, duke e akuzuar për konflikt interesi. Pas fjalës së Veliajt, pritet që në seancë të paraqiten edhe pretendimet e avokatëve të Ajola Xoxës dhe biznesmenëve të tjerë të përfshirë në çështje.

Masat e sigurisë dhe akuzat për të pandehurit

-Erion Veliaj – Arrest me burg; korrupsion (9 raste) dhe pastrim parash
-Ajola Xoxa – Arrest shtëpie; korrupsion (9 raste), pastrim parash, fshehje pasurie
-Elman Abule -Arrest me burg; Pastrim Parash
-Gentian Sula – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Meriman Palushi – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv
-Fatmir Bektashi -Detyrim paraqitjeje; Korrupsion aktiv
-Sokol Kryeziu – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv (masa nuk është ekzekutuar)
-Shkëlqim Fusha – Detyrim paraqitje; Korrupsion aktiv

erion veliaj ajoxa xoxa spak gjkko

Sondazh

Poll