Politike

Pse institucionet dhe ambasadat mbyllën gojën ndaj sulmeve të Ramës

Rama nuk u mjaftua me kaq, por nisi dhe sulme personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes Veliaj, duke i quajtur ato ekstremisë të Partisë Demokratike. Rama vijoj akuzat ndaj tyre duke deklaruar se pikërisht këta prokurorë e gjyqtarë kanë firmosur vendime ekstreme ndaj të zgjedhurve të PS-së. 

12 Shkurt 2025, 13:50 Nga I.A

Pse institucionet dhe ambasadat mbyllën gojën ndaj sulmeve të

TIRANË- Kryeministri Edi Rama ka sulmuar hapur fare dhe ashpër institucionet e reja të drejtësisë ditën e sotme. Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar, Rama qartazi hapur fare ka marrë në mbrojtje kryebashkiakun e arrestuar Erion Veliaj si dhe deputeten socialiste Klotilda Bushka e cila ndodhet nën hetim për pengim të punës së drejtësisë. 

Rama nuk u mjaftua me kaq, por nisi dhe sulme personale ndaj prokurorëve dhe gjyqtarëve të çështjes Veliaj, duke i quajtur ato ekstremisë të Partisë Demokratike. Rama vijoj akuzat ndaj tyre duke deklaruar se pikërisht këta prokurorë e gjyqtarë kanë firmosur vendime ekstreme ndaj të zgjedhurve të PS-së. 

"Gjyqtarët e tjerë nuk kanë pranuar. Ky caktoi arrest me burg. Ky gjyqtar e ka nisur karrierën si koleg zyre… me këtë emrin nuk po e them kur ishte në Ministri të Drejtësisë, kur ministër ishte Eduard Halimi. Ky dhe një tjetër i njohur si esktremist i djathtë, kanë kaluar më shumë çështje që lidhen me PS, duke kërkuar masa deri në ekstrem," tha Rama.

Bashkë me SPAK dhe GJKKO-në, Rama ka sulmuar drejtëpërdrejtë dhe kreun i Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metanin.

"Ndërsa në rastin e GJKKO ky është një rast që duhet parë, sa është ora 09:48 nuk e di nëse është zgjuar Inspektori i Lartë i Drejtësisë por mbase zgjohet dhe më dëgjon. Është shumë e rëndë kjo”, tha Rama.

Por me të gjitha këto sulme të Ramës, të pa ndodhura më parë në ndonjë vend evropian, kanë mbetur pa asnjë reagim ndaj institucioneve. As Këshilli i Lartë Gjyqësor dhe as Këshilli i Lartë i Prokurorisë nuk kanë reaguar deri më tani për sulmet e hapura të Ramës ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të posaçëm. 

Por jo vetëm keta, por as ambasadat e huaja në vend kanë zgjedhur që të mbyllin gojën ndaj sulmeve të Ramës kundrejt institucioneve të reja të drejtësisë. Por raste të tilla nuk kanë ndodhur në momentin që një sulm ndaj institucioneve të drejtësisë të këtë ardhur nga Opozita dhe aq më pak kur janë sulmuar gjyqtarë e prokurorë personalisht si rastet e sotme./Dosja.al

dosja.al klgj klp edi rama

Sondazh

Poll