Politike

Sulmet e Ramës ndaj Drejtësisë/ Këshilli i Lartë i Prokurorisë: Respektoni pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve!

KLP ka bërë thirrje që të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve. KLP shton se pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

12 Shkurt 2025, 15:23 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës ndaj Drejtësisë/ Këshilli i Lartë i
KLP

TIRANË - Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka reaguar pas sulmeve të Kryeministrit Edi Rama ndaj drejtësisë. Gjatë fjalës së tij në blehdjet e Grupit Parlamentas të PS, Rama e quajti prokurorin bashkë me gjyqtarin që ka vendosur firmën për arrestimin e Veliajt, ekstremist të djathtë.

Lidhur me këtë KLP ka bërë thirrje që të respektohet pavarësia dhe integriteti profesional i prokurorëve. KLP shton se pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

Reagimi i KLP:

Në vijim të qëndrimeve të mëparshme për garantimin e pavarësisë së prokurorëve, Këshilli i Lartë i Prokurorisë rithekson mbështetjen ndaj institucionit të prokurorisë për ushtruar funksionet e tij në mënyrë të pavarur, të paanshme dhe në përputhje me ligjin. Ruajtja e këtyre parimeve është thelbësore për funksionimin e drejtësisë dhe forcimin e shtetit të së drejtës.

Këshilli kërkon nga të gjithë aktorët që të respektojnë pavarësinë dhe integritetin profesional të prokurorëve, duke siguruar që ata të ushtrojnë funksionet e tyre pa ndikime të jashtme në funksion të dhënies së drejtësisë. Pavarësia e prokurorisë është një gur themeli për besimin e qytetarëve tek institucionet e drejtësisë dhe për garantimin e një sistemi ligjor të drejtë e transparent.

 

klp

Sondazh

Poll