Politike

Seanca gjyqsore për Veliajt/ Gjyqtari i tërheq vërejtje kryebashkiakut për tonin e zërit

Mësohet se në seanca Veliaj ka ngritur zërin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes, duke u përpjekur ti intimidojë.

12 Shkurt 2025, 15:30 Nga I.A
Seanca gjyqsore për Veliajt/ Gjyqtari i tërheq vërejtje
Erjon Bani

TIRANË- Detaje të reja kanë dalë nga seanca gjyqësore për kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se në seanca Veliaj ka ngritur zërin ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve të çështjes, duke u përpjekur ti intimidojë. Ndërkohë që gjykatësi Erjon Bani i ka tërhequr vërejtje për këtë fakt. 

Ngritja e zërit nga ana e Veliajt ka ardhur për shkak të një debati që ky i fundit ka pasur me prokurorit Olsi Dado. Veliaj ka pasur përplasje me prokurorin Olsi Dado, pasi gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. 

"Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,” është shprehur Veliaj.

Veliaj u arrestua në zyrën e Bashkisë më 10 shkurt si i dyshuar për kryerjen e veprës penale të “Korrupsioni pasiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose i të zgjedhurve vendorë”, kryer në bashkëpunim (9 herë) dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”. Po ashtu, në GJKKO është paraqitur edhe bashkëshortja e kryebashkiakut, Ajola Xoxa, e cila është lënë në masë sigurimi “arrest shtëpie”. 

Sipas SPAK nga të dhënat konkrete të mbledhura deri në këtë fazë të hetimit paraprak, në mënyrë të përmbledhur rezulton se, nga peronat nën hetim, specifikisht Veliaj edhe bashkëshortja e tij është ideuar, krijuar dhe vënë në funksionim një mekanizëm që ka synuar dhe ka bërë të mundur, në praktikë, marrjen e përfitimeve të parregullta, të cilat burojnë nga fondet publike që administrohen nga Bashkia Tiranë, përmes titullarit të saj, me qëllim pasurimin personal të këtij të fundit dhe familjes së tij, përmes veprimeve të kamufluara dhe të  kundërligjshme.

erion veliaj erjon bani

Sondazh

Poll