Politike

Seanca në GJKKO/ Erion Veliaj - Olsi Dados: Je në konflikt interesi, të kam dhënë leje ndërtimi! Mbete i pakënaqur dhe më the "do ta mbash mend"!

Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj i është drejtuar më tej Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë.

12 Shkurt 2025, 15:30 Nga B.Z
Seanca në GJKKO/ Erion Veliaj - Olsi Dados: Je në konflikt interesi,
Erion Veliaj

TIRANË - Po mbahet seanca në GJKKO për rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 6 biznesmenët të cilët akuzohen si të përfshirë në abuzime me fondet publike.

Mësohet se gjatë seancë kryebashkiaku Veliaj ka pasur përplasje me një nga firmëtarët e kërkesës për arrestimin e tij, prokurorin Olsi Dado. Gjatë seancës Veliaj i ka thënë Dados se është në konflikt interesi pasi Veliaj i kishte dhënë leje ndërtimi. Veliaj thotë se prokurori Dado i është paraqitur dy herë për leje ndërtimi, por ka mbetur i pakënaqur dhe i ka thënë Veliajt "do ta mbash mend".

Veliaj me tej i është drejtuar Dados që ose të largohet nga kjo çështje ose të rreshtohet me ndërtuesit e tjerë. Veliaj ka deklaruar gjithashtu se prokurori Olsi Dado e ka personale me atë.

"Ti je në konflikt interesi, e ke personale me mua. Më je paraqitur dy herë për leje ndërtimi, ke marrë leje ndërtimi nga ana ime. Pasi ke mbetur i pakënaqur më ke thënë “do ta mbash mend”. Ke dy rrugë, ose të largohesh nga kjo çështje, ose të rreshtohesh me ndërtuesit e tjerë këtu,” është shprehur Veliaj.

Edhe në reagimin e tij të parë nga qelia Veliaj ka hedhur një mori akuzash ndaj Dados, teksa ka kursyer akuzat kundrejt firmëtarit tjetër të arrestimit të tij kryeprokurorit Altin Dumani.

Kryebashkiaku që në fjalinë e parë të reagimit të tij e etiketoi prokurorin Olsi Dadon, si "një prokuror lunatik". Veliaj shprehej më tej se Dado është një fyerje e gjallë e inteligjencës njerëzore. Veç kësaj, kryebashkiaku deklaroi gjithashtu se nuk ka për detyrë më të heshtë për çfarë i kanë parë sytë në sjelljen me familjen tij dhe për çfarë i kanë dëgjuar veshët nën çatinë e SPAK-ut. 

erion veliaj olsi dado

Sondazh

Poll