Bota

S’kanë të ndaluar sulmet/ Dy raketa pranë Ambasadës Amerikan në Bagdad, s’ka të dhëna për viktima

8 Janar 2020, 22:04 Nga DOSJA
S’kanë të ndaluar sulmet/ Dy raketa pranë Ambasadës

IRAK– Dy shpërthime të fuqishme kanë ndodhur mbëmjen e sotme në Bagdad të Irakut, duke sjellë menjëherë lëshimin e sirenave, të cilat paralajmërojnë rrezikun.  Dy raketat e hedhura zbarkuan pranë Ambasadës amerikane në Irak.

Komanda e përbashkët ushtarake e Irakut i tha CNN se dy raketa Katyusha u hodhën në  Zonën e Gjelbër në Bagdad dhe se nuk kishte të dhëna për viktima. Incidenti ndodhi menjëherë pas mesnatës me kohën lokale.

Ngjarja ka ndodhur menjëherë pas deklaratës për shtyp të presidentit amerikan Donald Trump, i cili tha se deri më tani Irani ishte qetësuar. Ndërsa pala tjetër ende nuk ka marrë autorsinë e sulmit, i cili do të jetë i dyti brenda 24-orëve.

Ditën e sotme Irani ka vendosur të hakmerret ndaj SHBA-së, duke sulmuar me 22 raketa dy bazat ushtarke të  SHBA-së në Irak, pas vrasjes së gjeneralit Kasem Sulejmani. Raportohet se deri më tani 80 persona kanë humbur jetën, por ende shifrat nuk janë të sakta. Sùlmin e kanë marrë përsipër Gárda Revolùcionare Islamike e Iranit, e cila përmes një mesazhi në agjensinë shtetërore të lajmeve, IRNA, paralajmëron të tjera sùlme. Ministri i Jashtëm iranian Javad Zarif deklaroi se sulmi ishte vetëmbrojtje. Ndërsa Trump u shpreh se SHBA-ja ka ushtrinë më të fuqishme në botë.

 

Perplasja mes SHBA dhe Iranit ka disa vite që ka dalë në sipërfaqe pas prishjes së marrëveshjes nga Trump dhe vendosjes së sanksioneve, por në fund të dhjetorit tensionet u shtuan kur u vrá një punonjës amerikan. Vrasësi nuk u gjet dhe u vra një civil. Në Irak është një lëvizje iraniane që drejtohej nga gjenerali i vrarë sot pas sulmit me dron. Pas vrásjes së civilëve, lëvizja iraniane shkoi dhe sulmoi Ambasadën amerikane. Tre ditë pas paralajmërimit të Trump, vritet kreu i lëvizjes, Kasem Sulejmani.

(k.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

bota bota konflikti shba iran sulm tek ambasada amerikane ne irak konflikti shba iran sulm tek ambasada amerikane ne irak

Sondazh

Poll