Aktualitet

Ikën acari dhe vjen moti i kthjellët, rrezet e diellit mbizotërojnë vendin tonë por me temperatura të ulëta

9 Janar 2020, 08:17 Nga DOSJA
Ikën acari dhe vjen moti i kthjellët, rrezet e diellit

TIRANË– Moti i ftohtë e me ngrica duket sikur është larguar nga vendi ynë duke lënë pas rrezet e ngrohta të diellit. Sipas Meteoalb, qielli do të mbizotërohet nga masat ajrore që diktojnë një mot të kthjellët, por temperaturat sërish do të shënojnë vlera në minus.

Mesdita dhe pasditja sjellin kalime vranësirash nëpër territor. Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten sërish në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -5°C deri në 14°C.

Ndërsa era do fryjë e lehtë me shpejtësi 30 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në det dallgëzim deri 2 ballë.

Ditët e fundit, Shqipëria është mbizotëruar nga një mot i ftohtë me ngrica dhe temperature të ulëta. Vetëm para pak ditësh një erë e foretë mbizotëroi në vendin tonë duke lënë pas dëme të shumta materiale.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet meteoalb moti ne shqiperi meteoalb moti ne shqiperi

Sondazh

Poll