Aktualitet

Grabitja te Komuna e Parisit, arrestohet 28-vjeçari që vodhi 60 mijë lekë te fondi NOA, me levë në dorë kërcënoi arkët

9 Janar 2020, 08:27 Nga DOSJA
Grabitja te Komuna e Parisit, arrestohet 28-vjeçari që vodhi 60

TIRANË- 28-vjeçari që u fut me levë në dorë dhe grabiti 60 mijë lekë të reja në një pikë dhëniesh kredish në Komunën e Parisit, ka rënë në pranga. Sipas njoftimit zyrtar, i arrestuari është 28-vjeçari me inicialet, D.K., banues në Tiranë. 

Ai akuzohet për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

Njoftimi i policisë Tiranë

Finalizohet operacioni “Designer”, me metoda proaktive. Operacioni nga Komisariati i Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin e Krimit ndaj Pronës dhe Sektorin e Operacioneve Speciale dhe Kërkimit në DVP Tiranë. Zbardhet vjedhja me dhunë e një sasie parash, në një nga filialet e një institucioni financiar për kredidhënie në shuma të vogla, ndodhur më datë 7 janar 2020.

Vihet në pranga 28-vjeçari. Sekuestrohen në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën autori u largua nga vendngjarja dhe një sasi prej 45000 lekësh të rinj. Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr. 2, në bashkëpunim me Specialistët për Hetimin e Krimit ndaj Pronës në DVP Tiranë, menjëherë pas ngjarjes së ndodhur mbrëmjen e datës 7 janar 2020, ku një person vodhi me dhunë një sasi lekësh, në një zyrë kredidhënieje në shuma të vogla, organizuan punën dhe nën drejtimin e prokurorisë, duke përdorur metodat proaktive, bënë të mundur që brenda një kohe të shkurtër të identifikohej autori i kësaj ngjarjeje.

Në bazë të provave të grumbulluara, u organizua dhe finalizua operacioni i koduar “Designer”, në kuadër të të cilit u bë e mundur kapja dhe arrestimi i shtetasit D. K., 28 vjeç, banues në Tiranë. Ky shtetas, në datën 07.01.2020, rreth orës 18:30 ka shkuar në rrugën “Medar Shtylla”, në filialin e një institucioni financiar dhe me anë të ushtrimit të dhunës me një shkop metalik, i ka vjedhur punonjësve të këtij filiali një shumë prej 60000 lekësh të rinj dhe dy aparate celular. Gjatë kontrollit në banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale një biçikletë, me të cilën u largua pasi kreu vjedhjen, si dhe një shumë prej 45000 lekësh të rinj.
 Materialet i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.

 

 

I arrestuari i sotëm u fut mbrëmjen e 7 janarit në një pikë dhëniesh kredie të filialit “Noa”. Me levë në dorë ai arriti të kërcënonte punonjësen e arkës dhe të merrte  një  shumë prej 60 mijë lekësh të reja dhe dy aparate celularë.  Dëshmitarë nga vendngjårja kanë treguar për Dosja.al se håjduti kishte veshur një xhup ngjyrë ushtàràke, ndërsa kapelja ishte me pellush. 

(f.m:E.K/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet grabitet fondi noa grabitje tek komuna e parisit grabitet fondi noa grabitje tek komuna e parisit

Sondazh

Poll